web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i shërbimeve sekrete/ Gjyqtari Artur Malaj, prona me paratë e korrupsionit

24 Maj 2019, 08:50, Aktualitet CNA

Me vendimin numër 62 që mban datën 3 Tetor 2018, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga  Genta Tafa (Bungo) kryesuese, Suela Zhegu anëtare dhe Pamela Qirko Relatore, vendosi që të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Aadministrtaive të Apelit, Tiranë Artur Malaj.

Por vetëm dy muaj vonë, referuar një rekomandimi të ONM, Komisioneri Publik, ankimoi vendimin e KPK -së për Malajn.

Shkak për këtë ankimim, është bërë pasuria.

Në fakt, për pasuri të dyshimtë kishte vënë alarmin edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Por, KPK, pavarësisht fakteve që ka ofruar DSIK e ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Malaj.

Nuk është hera e parë që KPK përfshihet në skandal dhe konfirmon në detyrë subjekte me pasuri të dyshimtë, apo me lidhje kriminale.

CNA.al ka siguruar ekskluzivisht, raportin me numër 4857,  të përpiluar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Në raportin e DSIK thuhet se Malaj në kohën që ka drejtuar Gjykatën e Vlorës, ka dhënë vendime gjyqësore, kundrejt shpërblimeve në euro dhe para.

Gjithashtu ai ka shfrytëzuar detyrën që ka pasur për të përfituar pasuri të patundshme.

Gjatë periudhës, që Malaj ushtronte detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet se ka ulur dënimin për shtetasin A.Z., kundrejt një shume eurosh.

Gjithashtu Malaj rezulton se ka ulur dënimin nga burg me gjobë, kundrejt një shume lekësh dhënë nga i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni, z. D. L. Çështja është gjykuar nga Artur Malaj pa short.

Po, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me znj. Klodina Gjyzaj, gjyqtare pranë gjykatës së Vlorës. Zonja në fjalë ka marrë pa short çështjen civile  nr.402 datë 17.07.1997 dhe dyshohet të ketë zvarritur gjykimin.

Gjyqtarja Klodiana Gjyzaj, në dhënien e vendimit civil me nr 1513, datë 23.09.2005 në bashkëpunim dhe në interes të kryetarit të Gjykatës së Vlorës Artur Malaj jep në pronësi, me parashkrim fitues një pronë publike në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve rezulton se shtëpia objekt i vendimit civil është ndërtuar pa leje ndërtimi në vitet 1995-1996 nga babai i Artur Malajt.

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka përdorur pozitën e tij me qëllim përfitimin e një pronë, (truall, pronë shtetërore) në qytetin e Vlorës.

Pas verifikimeve të kryera në vazhdimësi nga institucionet verifikuese rezulton gjithashtu se shumat monetare që Malaj kërkonte për favoret gjyqësore dorëzoheshin disa ditë përpara se të jepeshin vendimet përfundimtare gjyqësore, me qëllim favorizimin e tyre.

Shumat e përfituara nga aktivitetet e paligjshme janë investuar  në fushën e ndërtimit në emër të personave të tretë.

“Në konfirmim të konstatimit për papërshtatshmëri në vijimin e ushtrimit të detyrës për subjektin e rivlerësimit Z. Artur Malaj, gjykojmë të merren parasysh elementët që evidentojnë përfshirjen e tij në veprimtari korruptive, pasi në frymën kundër ? korrupsion të ligjit 84/2016, vlerësohet se integriteti profesional është përcaktues për pastërtinë e flgurës së subjekteve të rivlerësimit”, i sugjeron DSIK, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas DSIK, situata pasqyron korrupsionin sistematik në vetë sistemin e drejtësisë, ku në rastin në fjalë përfshihen në veprime korruptive dy gjyqtarë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në shkelje të detyrës dhe nëpërmjet personave të tretë. Kjo veprimtari e paligjshme i përmbahet përcaktimit të pikës 8 të nenit 3 të ligjit 84/2016, ku perfshihen veprat penale të nenit 75/a të Kodit të Procedures Penale i organizuar, trafilcimi dhe korrupsioni”.

Informacionet që disponohen në ngarkim të Z. Artur Hamdi Malaj për veprimtari korruptive, evidentojnë rrethanat e konstatimit të faktit se ekziston kontakt i papërshtatshëm, sipas përcaktimit të pikës 6, të nenit 3, të ligjit nr. 84/2016, në formën e talcimit të qëllimshëm, në papajtueshmëri të plotë me ushtrimin e detyrës së subjektit të rivlerësimit.

“Në këndvështrimin e përgjithshërn të kontrollit të pastërtisë së figurës së një subjekti rivlerësimi, në rastin tonë, në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Vlorë, çdo dyshim i arsyeshëm për kryerje ose moskryerje të veprimeve, në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kur këto veprime apo mosveprime sjellin përfitime materiale ose jomateriale të padrejta për atë vetë si funksionar publik, apo për persona të lidhur me të, duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit apo të personave të tjerë, vlerësojmë se cënohet pastërtia e figurës së subjektit në fjalë dhe shkalla e besueslunërisë së tij.

Në përfundim vlerësohet se, veprimtaria korruptive e subjektit të rivlerësimit cënon drejtpërdrejt pastërtinë e figurës, çfarë përmbush plotësisht përcaktimin e germës c të nenit 37, të ligjit 84/2016, ku z. Artur Malaj vlerësobet si individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale

Grupi i Punës konfirmon konstatimin pir papërshtatshmëri për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivIerësimit Z. Artur Hamdi Malaj”, thuhet në raportin e DSIK.

Aktualisht çështja e Malajt është në Kolegjin e Posaçësm të Apelimit, por data e seancës nuk është caktuar ende.

Trupi gjykues i KPA që do të hetojë Malajn përbëhet, kryesuesja Rezarta Schuetz, relatori Sokol Çomo dhe anëtarët, Ina Rama, Natasha Mulaj e Ardian Hajdari./CNA.al

Gjyqtari që mbahet mend për kërcënimin/ Rehatohet në Tiranë me detyrë dhe me pasuri

 

“Çmendi” me pasurinë/ Gjyqtari milioner “kapet” nga ndërkombëtarët

 

Vettingu/ Gjyqtari Artur Malaj konfirmohet në detyrë

 





Lajmet e fundit nga