web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E urrej statujën prej dylli të Arianës”/ Fansat “masakrojnë” muzeun Madame Tussauds

27 Maj 2019, 13:38, Aktualitet CNA

Ariana Grande është një nga këngëtaret më të famshme dhe të dashura të showbizit të huaj.

Ariana sapo ka nisur turneun e saj muzikor ?Sweetener? në të gjithë botën duke lumturuar fansat e saj.

Së fundmi muzeu i famshëm Madame Tussauds që bën figurat e të famshëmve prej dylli, ka vendosur të publikojë punën e fundit.

Bëhet fjalë për statujën prej dylli të Ariana Grande-s por rezultati ka zhgënjyer miliona fansa të këngëtares.

Figura prej dylli e Ariana-s jo vetëm që nuk është identike me këngëtaren, por nuk njihet dhe është shumë e shëmtuar.

?E urrej statujën prej dylli të Ariana-s. Nuk është fytyra e saj. Meriton më shumë respekt. Ajo është këngëtarja më e mirë e muzikës pop në botë dhe gjithë ç?mund të bëni është kjo. Duhet të krijoni një tjetër?, shkruan një fans i këngëtares në Tëitter.

?Skulptura prej dylli e Ariana-s është fyese?, shkruan një tjetër.

 





Lajmet e fundit nga