“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Samuel Ndoka dhe Vilson Ndoka, dy nipërit e ish-deputetit Socialist në qarkun e Lezhës Arben Ndoka, janë marrë të pandehur së bashku me 10 persona të tjerë, të cilët janë pjesë e dosjes së famshme 339/1. Vendimi për marjen të pandehur të 12 personave dhe dërgimin në gjykatë për një sërë akuzash është marë nga dy prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Pikërisht në këtë dosje hetimore është vënë nën hetim dhe ish-deputeti Ndoka, i cili është xhaxhai i Samuelit, por dhe halla e këtij të fundit Mimoza Ndoka, pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës, kryësisht tek ?Rrana e Hedhun? dhe në lagunën e Kunes. Por për çështjen e abuzimit me pronat, prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka konkluduar me mbylljen e hetimeve pasi është në fazën e përfundimin të dosjeve për disa nga të pandehurit e dosjes 339/1.-raporton Shqiptarja.com
Sipas prokurorisë në këtë çështje janë evidentuar 7 grupe kriminale, por i pari grup kriminal që është dërguar në gjykatë është ai i Shkodrës. Pikërisht në këtë grup kriminal është i pandehur nipi i ish-deputetit Ndoka, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka dhe ish-kompioni në sportin e mundjes Elis Guri. Ndërsa të pandehurit e tjerë janë Ramadan Dushaj,Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça. Dy prokurorët e kësaj dosje thanë se të gjithë këta persona akuzohen për veprën penale të ?Prodhim dhe shitja të narkotikëve në bashkëpunim? në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga infomacioni i marrë në rrugë operative ka rezultuar se të pandehurit në fjalëm dhe më konkretisht Ramadan Dushaj, kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.
Sipas informacionit, Dushaj kishte grumbulluar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim Ramadan Dushaj mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike, dy pistoleta (armë zjarri), disa aparate telefonësh celularë, radio marrëse, automjete të përdorur nga autorët në veprime etj. Kujtojmë që në momentin e arrestimit Vilson Ndoka ka qënë në kërkim me vendim gjykate, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e ?arrest në burg? për kryerjen e veprave penale të ?Vrasjes me dashje? mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe ?Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake?.
Për këto akuza pas 29 seancash gjyqësore Gjykata e Apelit Shkodër ka dënuar Vilson dhe Damjan Ndokën, me tetë vite heqje lirie. Vendimi nga gjykata është dhënë në shtator 2018. Damjan Ndoka dhe Vilson Ndoka janë dy nipat e ish-deputetit Arben Ndoka. Dy kushërinjtë Ndoka akuzohen për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, pasi kanë tentuar të vrasin Fatmir Nikollin në 16 shtator 2014 në Lezhë. Fatmir Nikolli asokohe ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës. Ndërsa në datë 16 shtator dy grupet e të rinjve u përplasën me armë zjarri pranë komisariatit. Nga ngjarja u plagos Fatmir Nikolli dhe Lindita Gjoka, e cila po kalonte rastësisht në rrugë. Në vendin e ngjarjes asokohe u sekuestruan 12 gëzhoja, ndërsa dy nipërit e ish-deputetit janë persona të njohur për drejtësinë, pasi janë me precedent penal.
Dosja 339/1 Grupi i Parë
Ramadan Dushaj
Rezart Çaçani
Fatbardh Gostini
Neritan Saraçi
Ardit Haxhagiqi
Gentjan Marku
Oltion Noka
Fation Marku
Samuel Ndoka
Vilson Ndoka
Elis Guri
Luan Boça.
Akuzat
?Prodhim dhe shitja të narkotikëve në bashkëpunim
?grupi i strukturuar kriminal?.
?Kryerjen e veprave penale në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal?.
Deputeti i listave shumëemërore të Lulzim Bashës, Kujtim Gju...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe dërgon ...
Kur kanë kaluar vetëm një javë nga marrja në pyetje e Vangju...
Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka prezantuar sot p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mjaft ashpër sot në...
Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka raportuar sot para...
Opozita e Bashkuar ka ndyshuar datën e protestës së shtatë k...
Në Nëntor 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmo...
Një video e gruas së një blogeri në Youtube u bë virale pasi...
Pas një fundjave me mot plot diell kjo javë ka nisur me shi....
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me v...
Reperja shqiptare Tayna postoi ditën e djeshme një video sen...
Pas 12 vitesh bashkë, në datën 7 maj 2019 Alban Skënderaj dh...
Pas tatuazhit që ai bëri në bark ku tregonte dashurinë e tij...
Dashi: Shpeshherë fjalët ngatërrohen dhe nuk ndjekin rrjedhë...
Trimi, i njohur nga fansat e tij me emrin e muzikës si Capit...
Mbrëmjen e sotme është finalja e spektaklit të njohur “Në ku...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka zhvilluar sot një seancë ...
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ndërsa ka reaguar p...
Dy ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet vendore të vitit 2...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...