web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ KQZ regjistron sot zyrtarisht kandidatët e Bindjes Demokratike

20 Maj 2019, 08:55, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot pr.vendimin për regjistrimin zyrtarisht të gjashtë kandidatëve për kryebashkiakë, të Bindjes Demokratike.

Mësohet se mbledhja e KQZ-së do të fillojë në orën, 12:00, ndërsa në shqyrtim janë projektvendimet:

Për regjistrimin e kandidatëve për Kryetar Bashkie në zbatim të ligjit nr.138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike:

Gjithashtu në mbledhjen e sotmë, KQZ shqyrton edhe projektvendimin për miratimin e listave shumemërore te kandidatëve për anëtarë në Këshillin e bashkive të depozituara nga Partia e Gjelbër, pjesëtare e koalicionit ?Aleanca Për Shqipërinë Europiane?, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 30 qershor 2019./ CNA.al





Lajmet e fundit nga