Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Isa Sakja mori drejtimin e Bashkisë së Kavajës, pas dorëheqjes së Elvis Roshit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të reja në 25 qershor 2017.
Kur po bëhen rreth dy vite në krye të Bashkisë së Kavajës, ndaj tij janë drejtuar një sërë akuzash në lidhje me abuzimin e detyrës.
Së fundmi, në Prill të këtij viti, ndaj kryebashkiakut Sakja u regjistrua një kallëzim penal, për dhënien e lejeve për shtatë pallate në Kavajë.
Kallëzimi është bërë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit, i cili e akuzon për shpërdorim të detyrës.
“Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë”, thuhet në njoftimin për media të IKMT.
Edhe më herët, Sakja është lakuar për abuzim me detyrën. Në vitin 2018, në media u raportua se gjatë vitit 2018, Bashkia e Kavajës, nën drejtimin e kryebashkikaut Isa Sakja, ka dhënë 10 tendera të dyshimtë, me vlerë 187 525 604 lekë ose rreth 1.5 milionë euro.
Në tetë raste të dhënies së tenderave ishin përjashtuar të gjitha kompanitë, të cilat kanë marrë pjesë në garë, përveç kompanisë që ka fituar tenderin.
Ndërsa për dy tendera të tjerë karakterizohen nga mungesa e plotë e konkurrencës, pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila ka fituar tenderin. Këto procedura edhe pse pretendohet se janë ligjore, krijojnë mundësi për abuzim dhe klientelizëm.
CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së deklaruar nga kryebashkiaku Isa Sakja, sipas të dhënave të Open Spending Albania.
Në deklaratën fillestare të vitit 2008, ai thotë, se ka pasur në pronësi një apartament banimi prej 54 m2 në Kavajë, në pronësi të babait, një llogari bankare me vlerë 80 000 lekë si dhe një makinë autoveturë (4+1.), tip Opel me vlerë 300 000 lekë, e dhuruar nga familja.
Ndërsa pasi ka nisur punë si Inspektor i Anti Kontrabandës Tokësore pranë drejtorisë së përgjithshme të doganave, pasuria e tij është shtuar me një apartament me sipërfaqe 72 m2, pranë kompleksit Kristal, apartament për të cilin deklaron vlerën sipas kontratës së shitblerjes prej 50 400Euro.
Në vitin 2013 ai ka blerë një automjet tip Volksëagen golf 4, për të cilin deklaron vlerën prej 2 500 Euro dhe thotë se është blerë me të ardhurat nga pagat e këtij viti. Pagat në vitin 3013 janë 694 638 lekëqë ai merr nga Doganat dhe bashkëshortja në shumën 247 428 lekë. Por, ndërkohë ai ka pa paguar edhe një kredi që ka marrë për blerjen e një apartamenti në Tiranë.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë që kryebashkiaku Isa Sakja ka deklaruar.
Viti 2008 (Deklarata fillestare)
Apartament Banimi prej 54 m2 në Kavajë, në pronësi të babait. Burimi kredi në një bankë të nivelit të dytë. Vlera e pronës 1 560 000 lekë.
Llogari bankare në Raifaizen Bank vlera 80 000 lekë.
Makinë autoveturë (4+1.), tip Opel me vlerë 300 000 lekë, e dhuruar nga familja.
Të ardhura nga Paga si Inspektor i Anti Kontrabandës Tokësore pranë drejtorisë së përgjithshme të doganave, plus dieta dhe shpërblime totali vlera 1 328 000 lekë.
Paga dhe shpërblime të vëllait Bledar Sakja si drejtor filiali posta shqiptare në Kavajë vlera 429 000 lekë.
Të ardhura nga pensione të dy prindërve dhe shpërblime në vlerën 295 600 lekë.
Zoti Sakja në deklarimin vjetor të vitit 2008, deklaron edhe zotërimin e në apartamenti me sipërfaqe 72 m2, pranë kompleksit Kristal, apartament për të cilin deklaron vlerën sipas kontratës së shitblerjes prej 50 400Euro. Apartamenti është i pa hipotekuar dhe deklarohet në bashkëpronësi me zonjën Alma Teferiçi bashkëjetuese. Për pagesën e 50% të vlerës së apartamentit, deklarohen dy kredi bankare.
Marrë në datën 25. 09. 2008 një kredi bankare pranë Bankës Popullore me vlerë totale 20 000 euro. Interesi Libor Euro plus 2.25%. Afati 180 muaj. Totalit i detyrimit në datën 31 dhjetor është 33 276 euro. shlyer gjatë vitit 564 euro.
Kredi pranë Raiffeisen Bank në vlerën 620 000 lekë me kohëzgjatje 60 muaj dhe këst mujor 15 600 lekë. Shlyer gjatë vitit 46 800 lekë, mbetur pa shlyer 889 200 lekë.
Paga, shpërblime dhe dieta nga Drejtoria e Doganave vlera 1 260 300 lekë.
Paga e vëllait pranë postës Kavajë vlera 570 400 lekë.
Pensioni i Babait 149 200 lekë.
Pensioni i nënës 161 300 lekë.
Ka paguar gjatë 2009 vlerën prej 2176 Euro për shlyerje kredi e marrë në Bankën Popullore, mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor totali prej 23 638 Euro.
Ka shlyer gjatë viti vlerën prej 192 400 Lekë për kredi pranë bankës Raiffeisen, detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 505 000 lekë.
Ka shlyer vlera 141 600 Lekë për kredi po ne bankën Raiffeisen për blerjen e apartamentit në Kavajë. Mbetur pa paguar vlerën prej 1 222 600 Lekë.
Paga dhe shpërblime nga Drejtoria e Doganave vlera 853 400 lekë.
Paga e vëllait pranë postës Kavajë vlera 570 400 lekë.
Pensioni i Babait 159 907 lekë.
Pensioni i nënës 135 660 lekë.
Paga e bashkëshortes, si shefe sektori politikash në A.SH.R. Tiranë, vlera 356 000 lekë.
Ka kursyer para në gjendjen kesh në vlerën 500 000 lekë burim të ardhurash nga paga.
Ka paguar gjatë 2010 vlerën prej 1740 Euro për shlyerje kredi e marrë në Bankën Popullore, mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor totali prej 21 898 Euro.
Ka shlyer gjatë vitit vlerën prej 177 600 Lekë për kredi pranë bankës Raiffeisen, detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 327 399 lekë.
Paga dhe shpërblime nga Drejtoria e Doganave vlera 776 340 lekë.
Paga e bashkëshortes, si shefe sektori politikash në A.SH.R. Tiranë, vlera 300 960 lekë.
Paga e bashkëshortes si mjeke part time pranë Qendrës Tregtare City Park me vlerë 108 000 lekë.
Llogari bankare në Tirana Bank vlera 108 000 lekë nga paga e bashkëshortes, mjeke pranë City Park.
Llogari bankare në Raiffeisen Bank vlera 40 000 lekë nga paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Pakësimi i Gjendjes Cash me 100 000 lekë
Ka paguar gjatë 2011 vlerën prej 1774 Euro për shlyerje kredie e marrë në Bankën Popullore, mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor totali prej 16 790 Euro.
Ka shlyer gjatë vitit vlerën prej 162 576 Lekë për kredi pranë bankës Raiffaisen, detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 275 229 lekë.
Paga dhe shpërblime nga Drejtoria e Doganave vlera 806 874 lekë.
Paga e bashkëshortes në vlerën 237 600 lekë.
Ka paguar gjatë 2012 vlerën prej 1 790 Euro për shlyerje kredie e marrë në Bankën Popullore, mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor totali prej 15 643 Euro.
Ka shlyer gjatë vitit vlerën prej 189 206 Lekë për kredi pranë bankës Raiffeisen, detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 118 385 lekë.
Paga dhe shpërblime nga Drejtoria e Doganave vlera 694 638 lekë.
Paga e bashkëshortes në vlerën 247 428 lekë.
Paga e bashkëshortes si pjesëmarrëse në një projekt të Shoqatës së Pneumologjisë Shqiptare, në vlerën prej 2 650 Euro.
Zoti Sakja në deklarimin vjetor të vitit 2013, deklaron edhe zotërimin e në automjeti tip Volksëagen golf 4, për të cilin deklaron vlerën prej 2 500 Euro e blerë me të ardhurat nga pagat e këtij viti .
Ka paguar gjatë 2013 vlerën prej 1 260 Euro për shlyerje kredie e marrë në Bankën Popullore( sot Societe Generale) mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor totali prej 14 382 Euro.
Ka shlyer gjatë vitit vlerën prej 140 320 Lekë për kredi pranë bankës Raiffeisen, detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 0 leke.
Blerje makinë Volsvagen, 2 500 euro.
Të ardhura nga paga, 694638 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 247 428 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke, 2 650 euro.
Kredi për 15 vite, ,në shumën 26 620 euro, kësti 149 euro.
Kredi bankare, 140 320 lekë.
Viti 2017 (deklarata fillestare)
Apartament Banimi me sipërfaqe prej 72 m2 në Tiranë me vlerë 50 400 Euro bashkëpronësi me Alma Tefericin, regjim pasuror martesor.
Kontratë Kredie për 15 vite me këst mujor 149 euro , ku vlera outstanding e kredisë për vitin 2017 është 9,493.66 euro.
Makinë tip Volksëagen golf 4, për të cilin deklaron vlerën prej 2 500 Euro në pronësi të bashkëshortes.
Paga si Kryetar Bashkie ne Kavajë ( paga Neto është 96 059 lekë në muaj) me vlerë prej 32 622 lekë.
Paga e bashkëshortes si mjeke në spitalin “Shefqet Ndroqi” në vlerën 127 919,21 lekë
Të ardhura me vlerë 512 917 Lekë nga paga si Kryetar i Bashkisë Kavajë për periudhën Korrik-Dhjetor 2017.
Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 1 126 395,4 Lekë nga paga si mjeke në Spitalin Shefqet Ndroqi.
Kontratë kredie me principal 20 000 Euro me afat 15 vjeçar, interes 6 620 Euro dhe këst mujor 149 Euro marrë në datë 26.09.2008. Gjendja e detyrimit në 17.08.2017 ishte 9 493,6 Euro dhe detyrimi i mbetur në 24.01.2018 është 8 892,8 Euro, nuk specifikohet vlera e shlyer në total gjatë vitit 2017.
Apartament me sipërfaqe 72 m2 në Tiranë me vlerë 50 400 Euro, në bashkëpronësi me znj.Alma Teferici.
Makinë tip Volksëagen golf 4 viti 1998, me vlerë 2 500 Euro në pronësi të bashkëshortes, e pandryshuar nga deklarimi i fundit./CNA.al
Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, pr...
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata është shp...
Kreu demokrat Lulzim Basha në një intervistë për BBC ËORLD, ...
Institucionet që ndodhen në afërsi të stacionit të Trenit, a...
Nga Ervin GjonajLiderë, shumë liderë……pa Lidership!Nëse do i...
Astrit Patozi është shprehur i bindur se zgjedhjet e 30 qers...
Dashuria: Këtë javë mund të ketë rivlerësime në fushën senti...
Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, ka reaguar...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka deklaru...
Policia e Shtetit, në kuadër të një operacioni të koduar “Ba...
Studentët kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish sot n...
Arben Skënderi, i cili kandidon për Bashkinë e Tiranës, nën ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti për ditën e sotme, pritet të jetë me reshje mesatare në...
DASHI 21. mars – 20. prill Fale ndikimit mjaft pozitiv te V...
Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se deputeti i listës ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një po...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Dy drejtuesit kryesore të opozitës joparlamentare, Lulzim Ba...
Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita së shpejti do t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...