web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta uron Ditën ndërkombëtare të familjes/ Nevojiten politika më konkrete sociale dhe ekonomike

15 Maj 2019, 07:22, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thekson se vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme.

?Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!
Një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë. E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj. Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime.?-shkruan Meta.

Kreu i shtetit gjithashtu ka falenderuar edhe udhëheqësit e besimeve fetare në vend.

?Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes.
Zoti i bekoftë familjet tuaja?-përfundon postimin e tij Ilir Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga