web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Analisti jep dy arsye pse kryeministri Edi Rama duhet të tërhiqet

14 Maj 2019, 20:29, Aktualitet CNA

Në emisionin ?Tempora,? të mbrëmjes së sotme, po diskutohet rreth temës: “A rrezikohet Shqipëria të bjerë në një monizëm të ri”. Ndër të ftuarit e tjerë në të është edhe analisti Aleksandër Çipa, i cili, lidhur me qëndrimin që duhet të mbajë kryeministri Rama për zgjidhjen e krizës, këshilloi se ai duhet të bëjë një hap tërheqës, të njejtë me atë për armët kimike.

“Ky kryeministër aktual ka të gjitha detyrimet të bëjë një veprim tërheqës, që politikisht të jetë vendimi që mori për armët kimike. Duhet ta bëjë për dy arsye: Duhet të evitojë ofertën e të ashtuquajturit konfliktualitet, gjë për të cilën e akuzon kundërshtarin politik. Unë nuk besoj që PD ka shumicën në vend. Sepse unë përfshihem tek qyetarët që nuk e kanë të shkurtër kujtesën. Sepse PD iku nga pushteti për shkak të korrupsionit dhe sot një pjesë e mirë e lidershipit të PD janë brenda strukturave që e drejtojnë PD-në”,- rekomandoi Çipa./CNA.al





Lajmet e fundit nga