Connect with Us

Dhjetëfishoi pasurinë në 4 vite/ Prokurori që mbrojti trafikantin e drogës me 21 apartamente

Aktualitet

Dhjetëfishoi pasurinë në 4 vite/ Prokurori që mbrojti trafikantin e drogës me 21 apartamente

Publikuar

-

Nga vëzhgimet e pasurisë rezulton se gjyqtarët janë më të pasur se prokurorët. Sigurisht që vendimet e dhëna prej tyre kanë kushtuar. Por ka edhe nga ata prokurorë që i tejkalojnë gjyqtarët me pasuri.

Njëri prej tyre është prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, një emër mjaft i përfolur.

Arian Ndoja me 28 janar 2008 është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku.

Arjan Ndoj

Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Ndoja ka bërë avokatin. Në kohën që ai ka qenë avokat, Ndoja ishte edhe mbrojtësi ligjor i Arian Selimit, akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Vitin që shkoi Ndoja u përfol si personi i cili qëndronte pas rrahjes së avokatit Ilia Ilia. Për çështjen në fjalë u tha zyrtarisht se kishin nisur hetimet, por Arjan Ndojës nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.

Ndoja mund të thuhet se është prokurori më i pasur dhe nuk dihet se në çfarë rrethanash e ka vënë ai pasurinë.

Sipas deklaratave të pasurisë të pasqyruara në Open Spendig Albania, rezulton se ai ka dhjetëfishuar pasurinë për katër vjet.

Gjatë vitit 2004,  Ndoja deklaron një pasuri prej 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Dhe pas katër viteve, pikërisht në vitin 2008 ai rezulton me një pasuri mbi 760 mijë euro.

Ndoja pretendon se këtë pasuri e ka shtuar gjatë kohës që ka punuar si avokat. Por nga ana tjetër rezulton se Ndoja ka punuar mbi tre muaj si avokat.

Mediat kanë raportuar më herët se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kishte evidentuar se Arian Ndoja figuronte i regjistruar me NIPT si avokat qe nga data 2 tetor 2007. Kurse me 28 janar 2008, pra rreth katër muaj më pas, Ndoja është emëruar Kryeprokuror i Durresit.

Në fakt, në këto rrethana duhej të ishin kryer hetime. Turpi dhe skandali prek edhe prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët kur s’ kanë arritur të pastrojnë drejtësisë, pretendojnë të bëjnë drejtësinë  SPAK.

Arian Ndoj me pagesa “Kristali” dhe pagën e prokurorit, ka arritur të vërë një pasuri marramendëse, të cilat shtrihen nga Durrësi në Shëngjin.

Për më tepër bashkëshortes i bëhen dhurata pasuri të tëra të paluajshtshme, dhe nga një shefe personeli në hotel Dajti, rezulton aksionere në një biznes, apo duke bërë edhe konsulenten ligjore në Universite që tashmë kanë falimentuar.

Këto janë privilegjet e një prokurori në Shqipëri, të cilin drejtësia nuk e ka prekur, të paktën deri më tani.

Në vitin 2016, Arain Ndoja ka deklaruar se ka në pronësi, 21 apartamente që ndodhen në Shëngjin, 3 bodrume, pemëtore dhe një ndërtesë truall në Krujë, të cilin thotë se e ka fituar me vendim gjykate pasi pronari i kishte borxhe.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Arjan Ndoi.

Viti 2003 (deklarata fillestare)

Makinë Benz, 190,  që kushton 200 000 lekë.

Paga mujore si prokuror, 75 000 lekë.

Paga e bashkëshortes në një muaj si juriste, 2 000 lekë.

Viti 2004

Makinë Benz, 190,  që kushton 200 000 lekë.

Ka deklaruar, 20 000 euro cash.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, për katër muajt e parë të vitit 2004, 28 000 lekë dhe më pas si avokat 280 000 lekë.

Viti 2008 (Deklarata fillestare)

Apartament banimi me sipërfaqe 117.5 m2, në shumën 65 000 euro.

Lokal, njësi shërbimit, në qytetin e Shëngjinit, 114 600 euro.

Lokal në Shëngjin me sipërfaqe, 159 52 m2, që kushton 159 520 euro.

Apartament banimi me sipërfaqe 327.71 m2, që ka kushtuar 163  855 euro.

Apartament banimi në Shëngjin me sipërfaqe 90 m2, 2 000 000 lekë.

Makine, mercedes, 200 000 lekë.

Pedagog tek  Kristali, 3 000 lekë ora.

Të ardhurat si avokat në Tiranë  për periudhën prill 2004-Janar 2008,  750 000 euro.

Të ardhura nga i ati si mësues në shkollën e mesme, 328 800 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si juriste dhe shefe personele tek hotel “Dajti”, 504 000 lekë.

Të ardhurat nga nëna si mësuese në shkollën e mesme, në shumën 294 000 lekë.

Viti 2008

Kursime nga aktiviteti profesional si prokuror dhe nga shkolla e magjistraturës, në shumën 843 056 05 lekë.

Kursime nga puna si pedagog pranë Kristalit, 274 260 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 1 345 001 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog tek Kristali, 274 260 lekë.

Të ardhura nga paga si ekspert seminari, 280 980 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, pranë K K RR T, Televizioni, Tiranë, 380 623 lekë.

Paga e babait si mësues tek Kritali, 376 992 lekë.

Paga e nënës si mësuese tek Kristali, 311 400 lekë.

Viti 2009

Kursime nga aktiviteti profesional si prokuror në shumën 676 844 lekë.

Ka shitur makinën, 550 000 lekë.

Ka shitur dy apartamente 94 020 euro.

Ka shitur një tjetër pasuri (por që nuk kuptohet nga mënyra se si ka shkruar), në shumën 69 835 euro.

Të ardhura nga paga si pedagog pranë Kristalit, 474 171 lekë.

Ka blerë një automjet, 20 000 euro.

Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Televizonit shqiptar, 795 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura, kursime, 87 370 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Televizonit shqiptar, 64 000 lekë në muaj.

Viti 2011

Kursime, 235 256.65 lekë.

Ka shitur automjetin 30 000 euro.

Llogari bankare për dy fëmijët, 785 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si juriste, 211 833 lekë.

Viti 2012

Kursime, 372 506 87 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 850 604 lekë.

Të ardhura e bashkëshortes nga paga si juriste tek “Rafaelo 2002”, 135 479. 84 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes të kursyera, 49943.42 lekë.

Të ardhura e bashkëshortes nga paga si juriste tek “Rafaelo 2002”, deri në nëntor të 2012, në shumën 247 670 lekë.

LEXO EDHE:  Të hënën pritet të caktohet Prokurori që do të hetojë Ministrin e Bujqësisë

Të ardhurat e bashkëshortes nga pagesa si konsulente juridike në shqërinë “Vitrina”, 14 000 euro.

Të ardhurat e bashkëshortes si avokate, 683 332 lekë.

Viti 2013

Kursime, 831209.78 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 874 713.

Honorar nga seminaret e Shkollës së Magjistraturës, 10 800 lekë.

Në emër të bashkëshortes deklaron:

Dhuratë, pasuri të paluajtshme në Durrës, me sipërfaqe 79434 9 m2, por nuk e specifikon çfarë është dhe sa kushton.

Dhuratë, pasuri të paluajtshme në Durrës, me sipërfaqe 111777.1 m2, por nuk e specifikon çfarë është dhe sa kushton.

Dhuratë, pasuri të paluajtshme në Durrës, me sipërfaqe 800 m2, por nuk e specifikon çfarë është dhe sa kushton.

Dhuratë, pasuri të paluajtshme në Durrës, me sipërfaqe 800 m2, por nuk e specifikon çfarë është dhe sa kushton.

Dhuratë, pasuri të paluajtshme në Durrës, me sipërfaqe 1 800 m2, por nuk e specifikon çfarë është dhe sa kushton.

Dhuratë, pasuri të paluajtshme në Durrës, me sipërfaqe 1 100 m2, por nuk e specifikon çfarë është dhe sa kushton.

Dhuratë, pasuri e paluajtshme e llojit tokë pyll, me sipërfaqe, 79 439.9 m2

Gjendje llogarie, 65 662.84 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 71 934.47 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse,2 500 euro.

Të ardhura nga puna si avokate, 1 712 860 lekë.

Viti 2014

Parking në Shëngjin me sipërfaqe, 13.25 m2, që ka kushtuar, 2300 euro.

Bodrum, 18 m2, në Shëngjin, nuk e deklaron vlerën.

Truall në Shëngjin me spërfaqe, 1004 m2, nuk e deklaron vlerën.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 026 077 lekë.

Kursime të bashkëshortes, 167 195.94 lekë.

Të ardhurat  e bashkëshortes nga puna si avokate, 485 77 lekë.

Kursime të  bashkëshortes,64 168.70 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes, 11 380 000 euro.

Të ardhurat  e bashkëshortes nga puna si avokate,1 030 000 lekë.

Të ardhurat  e bashkëshortes nga puna si avokate, 2 999 euro.

Viti 2015

Kursime, 10437371.54 lekë.

Të ardhura si prokuror, 1 101 366 lekë.

Të ardhura nga Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë sipas vendimit gjyqësor të datës 2.7.2010, i cili është lënë në fuqi edhe nga Gjykata Apeliit Administrative, Tiranë, 9 775 810 00 lekë.

Kursime të bashkëshortes në llogarinë e biznesit, 982 502 71 lekë.

Kursime të bashkëshortes në llogarinë e biznesit 285 37 euro.

Kursime në llogarinë personale të bashkëshortes, 42672.72 lekë.

Vlera e kapitalit në cilësinë e ortakut në shoqërinë ” Oil processing Company”, 40 000.00 lekë.

Të ardhura të krijuara nga biznesi si avokate, 3 850 0000 lekë.

Të ardhura të krijuara nga biznesi si avokate, 485 77 euro.

Viti 2016

Pasuritë e mëposhtme ndodhen Shëngjin, Lezhë.

Pasuria nr. 5/107 +1-55 Apartament, me sip 60.9 m2.

Pasuria nr. 5/107 +1-56, Apartament, me sip 65.2m2 3.

Pasuria nr. 5/107 +1-57, Apartament, me sip 65.2m2

Pasuria nr. 5/107 +1-38, Apartament, me sip 60.9m2

Pasuria nr. 5/107 +1-59, Apartament, me sip 100.6m2.

Pasuria nr. 5/107 +1-60, Apartament, me sip 60m2

Pasuria nr. 5/107 +1-61. Apartament, me sip 100.6 m2.

Pasuria nr. 5/ 107 +1-62, Apartament, me sip 60 9m2

Pasuria nr. 5/107 +1-63, Apartament, me sip 65.2 m2.

Pasuria nr. 5/107 +1-67, Apartament, me sip 73.7 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2- 36, Apartament me sip 61.2 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2-37, Apartament, me sip 94.9 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2-38, Apartament, me sip 77.3 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2- 39, Apartament, me sip 91.6 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2- 40. Apartament, me sip 61.2 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2-41. Apartament, me sip 61.2 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2-42, Apartament, me sip 91.9 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2-13, Apartament, me sip 77 3 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2-44, Apartament, me sip 91.6 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2-15, Apartament, me sip 61.2 m2.

Pasuria nr. 5/107 +2-46, Apartament, me sip 104.1 m2.

Pasuria nr. 5/107 -131, Bodrum, me sip 19.6 m2

Pasuria nr. 5/107 -B2, Bodrum, me sip 15.1 m2.

Pasuria nr. 5/107 -B3, Bodrum, me sip 50.79 m2.

Pasuria nr. 1018:10. me sip. 1964 m2. e llojit pemëtore ndodhur në Malin e Rencit, Shengjin, Lezhë.

Pasuria nr. 1018 9, me sip.2000 m2. e llojit pemëtore ndodhur në Malin e Rencit, Shëngjin, Lezhë sipas kontratës së shitblerjes nr. 361 rep. nr.200 kol. dt 25.01.2016, në bashkë pronësi me z.Petrit Preci. Vlera e kësaj pasurie është 1 000 000 lekë.

Pasuria e llojit truall-ndërtesë e përfituar si rezultat i veprimeve përmbarimore për ekzekutimin e urdhërit ekzekutiv nr.200 dt.21.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për deklaratën noteriale nr.134 rep dhe nr.82 kol dt. 22.01.2008 (fakt i deklaruar edhe më parë tek borxhi që më kishte shtetasi Agror Kadri Voga).

Deklaratë noteriale me shoqërinë  “Artel 04” dhe Artan Ndreu në shumën, 163 855 euro.

Deklaratë noteriale nr. 1958 rep . nr. 602 kol dt 29.06.2016 për detyrimin monetar në vlerën 159.520 euro nga z. Femi Begja për shkak të mos plotësimit të kushteve të percaktuara sipas kontratës së porosisë nr. 4899 rep . nr.1078 kol dt. 03.12.2007 për pasurinë njësi shërbimi lokal me sip.I59.52 m2, Shëngjin. Lezhë.

Huadhënie pa interes në fillim të muajit Janar 2016 shtetasit Kujtim Llesh Preci, që është kushëriri im dhe që ka aktivitet tregtar. Po këtij shtetasi i kam kaluar dhe shumën prej 30 000 eurosh të shitjes së automjetit tip BMË me targa TR5959N. Shuma në total është 88 000 euro.

Gjendje cash, 6 000 dollarë amerikanë.

Llogari bankare, 10 149 808 73 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 199 440 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes, 1 466 922 lekë./CNA.al

Foto-Video/ Zbulohet lidhja e prokurorit Arjan Ndoj me dhunuesin e avokatit

Rrahu avokatin?/ Prokurori Arjan Ndoj nën hetime

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  ​“Nuk po luan mirë”/ Berisha zbulon kodin mafioz të Ramës

LEXO EDHE:  Atentati ndaj prokurorit i mirëmenduar/ Zbardhen fakte të reja

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Të hënën pritet të caktohet Prokurori që do të hetojë Ministrin e Bujqësisë

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj vëllait të Xhafajt/ Deputeti i video-skandalit erotik thirret në Prokurori

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: