Kryemadhi nga SHBA/ "Shqipërisë i duhet një sistem i fortë"
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndodhet në ShBA për të...
Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Haradinaj shprehet optimist për mundësinë e liberalizimit të vizave me Kosovën në Bruksel askush nuk flet për datën e heqjes së vizave për kosovarët. Por si realizohet ky proces në BE?
Në Bruksel askush nuk guxon të flasë për datë të heqjes së vizave për kosovarët. Madje pak ka diplomatë, të cilët dëshirojnë të flasin për këtë punë në kohën kur Bashkimi Evropian është duke zgjedhur parlamentin e ri, i cili sfidohet nga populizmi i djathtë.
Rumania duhej ta fuste çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën – pak shanse që kjo të ndodhë
Sipas rregulloreve të marrëveshjes Shengen që të kalojë vendimi për liberalizimin e vizave duhet të ndodhin dy gjëra: Vendi që mban presidencën e BE-së duhet ta fusë çështjen në agjendë dhe vota duhet të përkrahet nga “shumica e kualifikuar?. Në gjashtëmujorin e parë 2019 Rumania mban presidencën e Bashkimit Evropian. Ajo duhet ta fusë këtë çështje në agjendë. Mundësia që të ndodhë kjo nuk është shumë e madhe, pasi ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk duket se Bukureshti do të mund ta përkrahë apo të marrë një iniciativë për afrimin e Kosovës në BE.
Problemi tjetër me Rumaninë është se ajo ndodhet nën presionin e vendeve të tjera të BE-së për shkak të korrupsionit të lartë në këtë vend. Komisioni Evropian, të martën (13.05), kërcënoi me vendojen e sanksioneve, nëse Rumania aprovon një ligj që mbron të korruptuarit nga ligji. Kjo gjë e vështirëson mundësinë që vendet perëndimore apo miqtë e Kosovës të kenë mundësi që të kërkojnë nga Rumania që të fusë në agjendë një gjë që është me interes të vogël për BE-në, komentojnë diplomatët. Edhe pse Rumania nuk preket nga vendimi i liberalizimit pasi nuk është pjesë e Shengenit ata përcaktojnë agjendën.
Roli kyç i Francës
Çështja e dytë që mbetet pikëpyetje është kalimi i votës me “shumicë të kualifikuar?. Për të arritur këtë numër duhet që për liberalizimin e vizave të votojnë më shumë se 55 për qind e shteteve anëtare të Shengenit, gjë që nuk përbën problem, por këto duhet të jenë vendet që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së përgjithshme në vendet që votojnë. Duke marrë këtë parasysh, nëse të gjitha vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe janë në Shengen votojnë kundër dhe këtyre ju bashkëngjitet edhe Franca dhe Holanda që momentalisht janë kundër me deklarata, atëherë vota nuk do të kalojë. Nëse njëra nga vendet që nuk e kanë njohur, Kosovën por janë pozitivisht të disponuara ndaj vendit, si Greqia dhe Sllovakia, do votonte pro, atëherë vota do të kalojë edhe pa Francën dhe Holandën. Mirëpo është vështirë të besohet se ndonjë votë do të kalojë pa bekimin e një vendi siç është Franca.
Kyçe në këtë votë është Franca, pohojnë diplomatët, përkatësisht presidenti Macron. Diplomatët francezë kur flasin privatisht janë në përkrahje të liberalizimit të vizave për Kosovën por pjesa politike e presidentit francez ka bllokuar secilën lëvizje drejt zgjerimit të BE-së duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Kjo pjesë e administratës franceze madje ka sugjeruar, se heqja e vizave për Shqipërinë dhe Gjeorgjinë ka qenë gabim.
Analistë thonë, se pa votën e Francës as vendet e tjera nuk do të kërkojnë që votimi të ecë përpara. Udhëheqësit kosovarë do të shkojnë në Paris për vazhdimin e samitit të Berlinit, në qershor ata do të takohen personalisht me Presidentin Macron dhe mund ta bindin atë, por edhe mund të dështojnë në arritjen e këtij hapi diplomatik për Kosovën./ DW
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndodhet në ShBA për të...
Sipas medias së njohur “TMZ”, aktori i filmave ‘Thor’ dhe ‘T...
Ajo njihet si këngëtarja me vokalin më të mirë në Shqipëri d...
Pas takimit që kreu i PD-së, Lulzim Basha, mbajti me aleatët...
Zv. kryeministri, Erjon Braçe, nuk ndelet së akuzuari ish-kr...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar sesi keqtrajtoh...
Telefonat dhe rrjetet sociale janë bërë “fiksimi” jonë dhe n...
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të lërë në f...
Ja një listë e luleve tuaja me fat, bazuar në zodiakun kinez...
Nata e parë e Festivalit Evropian të Këngës në Tel Aviv u mb...
Prej disa javësh opozita po zhvillon protesta të shumta në v...
Jonida Maliqi do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në festi...
Alki David njihet si pronari i Coca-Colës greke, dhe sipas “...
Ish velina e “Xing me Ermalin” pak kohë më parë tha se do të...
Presidenti Meta ka reaguarv sërish sot në lidhje me situatën...
Një tjetër ambasador i akdredituar në vendin tonë, i është b...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ndërsa ka folur lidhur me zg...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një prononcim për mediat ...
Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ka raguar përsëri lid...
Një ditë më parë, në media u publikua një shkrim i gazetës g...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...