"Nuk kam qënë djalë i mirë"/Aktori i njohur hidhet nga ura dhe ndërron jetë
Sipas medias së njohur “TMZ”, aktori i filmave ‘Thor’ dhe ‘T...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndodhet në ShBA për të marrë pjesë në Forumin e ish-kongresmenëve dhe ish-senatorëve, ku ka zhvilluar disa takime me kongresmenë, ish-kongresmenë, senatorë dhe ish-senatorë, me të cilët ka folur edhe për situatën aktuale politike në vendin tonë.
Kryemadhi, në një intervistë nga televizioni shqiptar ?Nova? ku folur për qëllimet e vizitës së saj në ShBA dhe për situatën aktuale politike në vend.
Kryemadhi ka thënë se do të zhvillojë disa takime konsultative me institucione partnere të LSI-së, për të folur për Shqipërinë pasi situata në vendin tonë nuk është normale, prandaj duhet reagaur për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë politike.
Pjesë nga intervista e Kryemadhit
Znj.Kryemadhi ju keni ardhur për disa takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, a mund të na thoni se cila është axhenda juaj?
Në fakt është shumë e çuditshme, sepse ne jemi mësuar të bëjmë axhendë protokollare, por të gjitha vizitat e mia në SHBA kanë një axhendë, e cila ka në thelb të saj konsultimet me individë të caktuar apo institucione të caktuara, të cilat kanë qenë partnerë kryesorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sot është dita e parë e vizitës sime, edhe pse kam qenë e ftuar në Forumin e Ish-Kongresmenëve dhe ish-senatorëve, një aktivitet i përvitshëm ku unë ftohem gjithmonë në këtë takim, ku kemi pasur takime me kongresmenë, senatorë, ish-kongresmenë dhe ish-senatorë, ku kemi diskutuar për situatën në Shqipëri dhe në rajon. Gjë për të cilën është një situatë problematike, nuk përfshihet vetëm Shqipëria, sepse Shqipëria është vetëm një pjesë e rajonit, por përfshihet i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Takime të tilla krijojnë një hapësirë krejt tjetër, por edhe një këndvështrim komplet tjetër larg disa emocioneve që ka Ballkani, ndërkohë që këtu shikon se si gjërat shikohen dhe vështrohen në këndvështrime të tjera, në pozicionime të tjera.
Në Shqipëri po zhvillohet protesta të mëdha, a do ta prezantoni këtë problematikë në takimet tuaja në SHBA?
Unë nesër kam disa takime të tjera, të cilat janë takime në kuadrin e konsultimit. Situata në të cilën gjendet Shqipëria është ndryshe nga herët e tjera. Nuk është më një situatë ku jemi në normalitet, kemi një Shqipëri e cila lëngon nga problematika shumë të mëdha, ku për hir të së vërtetës shkaktarë të këtyre problematikave jemi vetë ne klasa politike, duke përfshirë dhe veten time si përgjegjëse të kësaj situate, por pavarësisht nga kjo mendoj që më mirë vonë se sa kurrë, ne të gjithë duhet të reagojmë për të nxjerrë vendin nga kriza. Ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërtuar jetën e tyre jo për meritë të shtetit shqiptar, por e kanë ndërtuar jetën e tyre për meritë të mundësive të veta, të angazhimit të tyre, të punës së tyre, të dijes së tyre, të krahut të tyre, ndërsa merita e shtetit shqiptar ka qenë zero, përkundrazi ka qenë një tërheqje, ka qenë një frenim që shqiptarët të ecin përpara, jo vetëm në SHBA, por kudo në çdo vend që ata kanë ikur. Ne akoma vazhdojmë të themi që jemi një vend në tranzicion. Vetëm në SHBA janë rreth 400 mijë shqiptarë që kanë ardhur pas viteve 90-të. Problematikat që kalon sot Shqipëria kërkojnë një rrugëdalje, që të krijojmë një sistem të fortë. E kam thënë edhe e them gjithmonë edhe në disa artikuj që kam paraqitur në disa media evropiane, e them këtë sepse Shqipëria tashmë nuk ka më nevojë për një lider të fortë. Shqipëria ka nevojë për një sistem të fortë, i cili u garanton shqiptarëve garanci, drejtësi të barabartë , shëndetësi të barabartë, arsim të barabartë etj.
Meqë folëm për garancinë, a mendoni se shqiptarët janë të sigurtë në shtëpitë e tyre?
Varet se si do ta shikosh. Ka njerëz që e shikojnë gotën plot, ka njerëz të cilët e shikojnë gotën bosh. Megjithatë pavarësisht se si e shikon, problematikat kanë hapësirat e tyre, ashtu edhe si të mirat kanë hapësirat e tyre. Nuk mund të thuash që Shqipëria nuk ka ecur përpara. Po, ka ecur, por kosto është më e madhe krahasuar me ato pak hapa që ka hedhur Shqipëria. A është mbrapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit? Sigurisht që është mbrapa. Ne e kemi nisur procesin e integrimit europian për të qenë anëtar të BE-së së bashku me Kroacinë dhe Slloveninë. Sot Kroacia dhe Sllovenia janë anëtare të Bashkimit Europian. Votojnë me 23 dhe 26 Maj për të pasur eurodeputetët e tyre në Parlamentin Europian, ndërsa ne çdo ditë e më shumë stopohemi dhe shtohen problematikat për të hapur negociatat, jo më për tu bërë anëtarë të Bashkimit Europian. Sot siguria është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit./CNA.al
Sipas medias së njohur “TMZ”, aktori i filmave ‘Thor’ dhe ‘T...
Ajo njihet si këngëtarja me vokalin më të mirë në Shqipëri d...
Pas takimit që kreu i PD-së, Lulzim Basha, mbajti me aleatët...
Zv. kryeministri, Erjon Braçe, nuk ndelet së akuzuari ish-kr...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar sesi keqtrajtoh...
Telefonat dhe rrjetet sociale janë bërë “fiksimi” jonë dhe n...
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të lërë në f...
Ja një listë e luleve tuaja me fat, bazuar në zodiakun kinez...
Nata e parë e Festivalit Evropian të Këngës në Tel Aviv u mb...
Prej disa javësh opozita po zhvillon protesta të shumta në v...
Jonida Maliqi do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në festi...
Alki David njihet si pronari i Coca-Colës greke, dhe sipas “...
Ish velina e “Xing me Ermalin” pak kohë më parë tha se do të...
Presidenti Meta ka reaguarv sërish sot në lidhje me situatën...
Një tjetër ambasador i akdredituar në vendin tonë, i është b...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ndërsa ka folur lidhur me zg...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një prononcim për mediat ...
Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ka raguar përsëri lid...
Një ditë më parë, në media u publikua një shkrim i gazetës g...
Pacientët që do i drejtohen Qëndrës Spitalore Universitare “...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...