web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Jam lodhur nga këto protesta"/Reperja shqiptare "sfidon" Kryeministrin por kritikohet nga fansat

15 Maj 2019, 09:10, Aktualitet CNA

Prej disa javësh opozita po zhvillon protesta të shumta në vend, por kjo mesa duket e ka lodhur disi reperen e njohur Baby G. Përmes një videoje me doza humori ajo sfidon Ramën se do t?i zërë vendin, vetëm se ka bërë një gafë të vogël?.

?Mendoj se do të bëhem gruaja  e parë presidente në Shqipëri. Edi Rama ke konkurencë sepse jam lodhur shumë nga këto protesta?.

Por Edi Rama është kryeministri i Shqipërisë dhe jo presidenti sikurse thotë baby G. Ky detaj nuk i ka shpëtuar as fansave të cilët e kanë kritikuar menjëherë jo vetëm për gabimin, por edhe për faktin që flet anglisht.

?Nëse do të bëhesh presidentja e parë e Shqipërisë flit shqip të lutem?, shkruan njëra prej komentuesve.

 





Lajmet e fundit nga