web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk kemi kontratë"/Organizatorët e Eurovizion nxjerrin "blof" Madonnën

14 Maj 2019, 11:25, Aktualitet CNA

Zëdhënësit e këngëtares së famshme Madonna, disa javë më parë thanë se ajo do të ngjitej më 18 maj në skenën e Eurovision dhe do te performonte dy këngë një nga albumi i saj më i ri ?Madame X? si dhe një këngë të vjetër nga repertori i saj, me shumë gjasë ?Like A Prayer? të vitit 1989, dhe për kaq këngë do të fitonte rreth 1 milion dollarë.

Por organizatorët e “Eurovizion” gjatë gjithë kësaj kohe kanë diskutuar kushtet për këtë performancë, por ende nuk është konkluduar në një kontratë.

?Ne nuk kemi konfirmuar asnjëherë se Madonna do të këndojë. Nëse nuk do të kemi një kontratë të firmosur ajo nuk do të mund të ngjitet në skenë. Jemi në një situatë të çuditshme. Ne kemi një artiste që do të donte të performonte në këtë skenë dhe ne do t?a dashuronim të ishte ajo në këtë festival. Por na duhet një kontratë e firmosur më parë. Ne jemi ende duke negociuar me të, por nëse nuk do të ketë një kontratë, nuk do të performojë,?-përfundojnë organizatorët e festivalit për BBC.

Nëse Madonna do të këndojë në skenën e Eurovision ajo duhet të mbërrijë për prova në tel Aviv ditën e mërkurë, ndërkohë që nuk dihet sesi do t?a zëvendësojnë organizatorët kohën e parashikuar për divën e muzikës në rast se nuk mbyllet marrëveshja.





Lajmet e fundit nga