Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kisha Katolike ka reaguar zyrtarisht lidhur me situatën politike në vend.
Në Konferencën Ipeshkvore e Shqipërisë, është ngritur shqetësimi në lidhje me krizën politike ku ndodhet vendi.
Kisha u kërkon dy politikanëve, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha, që të ?ulin armët? e konfliktit dhe të flasin për një zgjidhje paqësore.
Kisha e dënon dhunën duke kërkuar që mes palëve të gjendet dialogu.
“Kush përdor dhunë nuk e do atdheun”,ky ka qenë reagimi i Kishës Katolike lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvulluar kohët e fundit nga opozita.
Deklarata e plotë:
Të mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Pesëdhjetepestë të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në datat 13-14 maj e duke ndjekur me shqetësim e keqardhje të madhe situatën aktuale që po kalon vendi ynë, ne ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë deklarojmë sa më poshtë:
U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Shqipëri, në mënyrë të veçantë liderëve të dy partive të mëdha: Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që të ulin armët e konfliktit, sikurse janë gjuha urrejtjes dhe arroganca, e të gjejnë me patjetër rrugën e dialogut. Të nxiten me këmbëngulje qytetarët që të heqin dorë nga çdolloj forme dhune dhe vandalizmi. Kush përdor dhunë dhe vandalizëm nuk e do atdheun! Në këtë situatë, ne, me vendosmëri i themi JO DHUNËS, qoftë kur vjen nga protestuesit e qoftë kur është shprehje arbitrare e institucioneve.
Fatkeqësisht kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur kohët e fundit. Por, ç?është më e keqja, askush nuk kujtohet që, qoftë protestuesit e qoftë punonjësit e policisë janë njerëz, etër, bij e pjesë e familjeve të thjeshta shqiptare.
Ne, duke u bazuar në doktrinën shoqërore të Kishës dhe në traditën e Kishës Katolike në Shqipëri, do të jemi gjithmonë në anën e njerëzve të thjeshtë dhe të jetës së përditshme që duan të jetojnë të qetë, të çliruar nga sundimi i dhunës, i korrupsionit, i kriminalitetit, i papunësisë e i detyrimit të largimit nga vendi për kushte më të mira. Këto janë problemet e mëdha që pozita dhe opozita duhet të diskutojnë së bashku për të gjetur zgjidhjet e duhura duke kërkuar të mirën e përbashkët që ka përparësi mbi të mirën e partisë.
Ne jemi dhe do të jemi për një Shqipëri demokratike, ku institucionet respektohen dhe ku institucionet e njerëzit që i kryesojnë ato, respektojnë popullin e ligjet dhe punojnë për të gjithë e jo vetëm për pak njerëz.
Ne jemi dhe do të jemi për respektimin e parimeve të demokracisë dhe lirinë e popullit që të zgjedhë përfaqësuesit e tij dhe këta të fundit të punojnë për të mirën e të gjithëve.
Ne nuk jemi për asnjë parti politike dhe nuk mbajmë anën e askujt, por jemi të gatshëm të punojmë me gjithkënd në të mirë të vendit dhe të popullit tonë, në respekt të parimeve shpirtërore, kushtetuese dhe ligjore.
Në situatën aktuale nuk ka kohë më për të humbur, sidomos për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.
Të mendojmë për të rinjtë tanë dhe të punojmë për përfshirjen dhe punësimin e tyre në bazë të meritave, pa humbur kohë. T?i japim hov fuqisë shndërruese që ka energjia e tyre rinore. Mos t?ua prishim ëndrrat. Mos ta çojmë vendin drejt vetëvrasjes, por drejt rritjes dhe promovimit të së mirës dhe të së bukurës.
Përsërisim bashkë me partnerët tanë evropianë se është koha e duhur që t?i dërgojmë botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe ne shqiptarët jemi të aftë për t?i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike.
Ne jemi lutur e do të vazhdojmë të lutemi për vendin tonë, për familjet, për të rinjtë e të rejat dhe për ata që kanë përgjegjësi politike, që Hyji i Mirë t?ua shndrisë mendjen e të gjejnë rrugën e dialogut e të mirëkuptimit.
Kryeministri Edi Rama i “shtrirë” dorën sërish kreut të Part...
Prokuori Eneid Nakuçi, ka dorëzuar sot në Gjykatë certifikat...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Nga Dritan HilaMitingu i djeshëm ishte më i pakuptimti. U ve...
Ditën e protestës së të shtunës, një grup të rinjsh, i kanë ...
“Drejtësia e re” e cila u prit me shpresë të madhe nga opini...
Një numër gjithnjë në rritje i kosovarëve po kërkojnë ‘nderi...
Një ditë pas protestës së opozitës, Ambasadori Britanik, Dun...
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka i ka drejtuar një mesazh të gj...
Ish-ministri i ekonomisë, Arben Ahmetaj, aktualisht Kryetar ...
Bindja Demokratike, forca e re politike në vend, duket se do...
Policia në pikën kufitare të Kapshticës, ka goditur një tjet...
Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Sot do të zhvillohet gjysëm finalja e parë e festivalit euro...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar sot në rrjetet soc...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka bërë një deklaratë të fortë...
Policia ka arrestuar 7 persona në Nancy të Francës pasi aku...
Shtatë persona kanë rënë në pranga, ndërsa 15 të tjerë janë ...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Nga Zef ZEFIShtetin e shqiptarwve mbas 1912 e mbyten qysh kë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...