web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria e Përgjithshme apo prokuroria e mikeshave/ "Krahu i djathtë" i Arta Markut me kredi sociale

14 Maj 2019, 10:53, Aktualitet CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Janar të 2019-s, hodhi shortin për magjistratët e radhës që do t?i nënshtrohen proçesit të VetTingut. Lista përbëhet nga 36 gjyqtarë dhe prokurorë dhe një ndër ta ishte edhe Drejtoresha e Kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme, Alketa Zifla

Kjo e fundit njihet edhe si krahu i djathtë i Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Pasi me marrjen e detyrës në Dhjetor të vitit 2017, Marku mori pranë vetes njerëzit e saj të besueshëm.

Gjithashtu edhe transferimet, komandimet apo ndryshimet në prokuroritë e tjera i bëri, duke vënë në pozicione kyçe miqtë e saj.

Para se Marku ta katapultonte në Prokurorinë e Përgjithshme, Alketa Zifla e cila zëvendësoi Rovena Gashin, ka qenë pjesë e Prokurorisë së Tiranës.

Zifla më herët ka ushtruar funksionin e prokurores në Fier dhe më pas në Tiranë. Emri i saj nuk është lakuar për ndonjë hetim të rëndësishëm. Rëndësia e vetme që ka dhe që përflitet në koridoret e prokurorisë vjen nga të qenit mikeshë e Arta Markut.

Për Ziflën ende nuk është caktuar data kur do të dalë në seancën dëgjimore para KPK-së, por nga një vëzhgim i pasurisë së saj ndër vite, rezulton se të ardhurat i ka nga paga e saj dhe nga paga e ish bashkëshortit.

Ajo ka deklaruar një apartament banimi në Tepelenë dhe në vitin 2012 ka blerë një apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 59 m2, të cilin thotë se ka  blerë me kredi të lehtë marrë nga Bashkia e Fierit, në shumën 3 452 000 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Zifla, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Viti 2004

Apartament banimi që kushton, 400 000 lekë.

Autoveturë Audi 1982,  300 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 50 000 lekë.

Dhuruar djalit (nuk e përcakton se çfarë)

Paga si subjekt deklarues, 1151344 lekë.

Paga e bashkëshortit, 188 360 lekë.

Viti 2005

Paga, 1 116 720 lekë.

Viti 2006

Paga si drejtuese e Prokurorisë Tepelenë, 11 66 239 lekë.

Viti 2007

Paga, 1 083 875 lekë.

Viti 2008

Apartament banimi fituar me 1995 me VKB të Bashkisë Tepelenë, me sipërfaqe 44 metër katror.

Paga vjetore, 904 456 lekë.

Paga e bashkëshortit si aktor, 484 300 lekë.

Honorar i bashkëshortit si aktor, 800 000 lekë.

Kredi nga Enri i banesave, paguar, 37 200 lekë dhe pa paguar 65 428 lekë.

Kredi bankare afat mesme, 250 000 lekë.

Viti 2009

Paga vjetore, si prokurore në Fier 904 456 lekë.

Paga e bashkëshortit si aktor, 484 300 lekë.

Honorar i bashkëshortit si aktor, 800 000 lekë.

Viti 2010

Paga vjetore, si prokurore në Fier 108 085 lekë.

Paga e bashkëshortit si aktor, 484 300 lekë.

Viti 2011

Paga vjetore, 1 453 446 lekë.

Paga e bashkëshortit si aktor, 484 300 lekë.

Honorar i bashkëshortit si aktor në Festivalin ndërkombëtar të Filmit, në Kinë, 250 000 lekë.

Honorar për pjesëmarrjen e bashkëshortit në xhirimin e një filmi, 100 000 lekë.

Viti 2012

Apartameni banimi në Tiranë, me sipërfaqe 59 m2, të blerë me kredi të lehtë marrë nga Bashkia e Fierit, në shumën 3 452 000 lekë.

Depozitë bankare, 238, 236 lekë.

Depozitë bankare, 134 071 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 417 426 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si aktor, 398 664 lekë.

Viti 2013

Apartamenti banimi në Tiranë, me siparfqe 59 m2, 3 452 000 lekë.

Depozitë bankare, 238 255 lekë.

Depozitë bankare,151 071 25 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 414 308 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si aktor,388 425 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit nga pjesëmarrja në një film, 444 444 lekë.

Viti 2014

Depozitë bankare, 200 000 lekë.

Depozitë bankare, 167607.45 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, 1 194 940 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si aktor, 451 011 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, 1 264 720 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si aktor,501 305 lekë.

Viti 2016

Depozitë bankare në emër të fëmijëve, 50 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, 1 230 095

Të ardhura nga bashkëshorti i aktor, deri në zgjidhjen e martesës me datë 3.05.2016, në shumën 132 888 lekë.

Llogari kursimi në emër të djalit, 1 88 724 02 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të djalit, 472 69 lekë./CNA.al

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga