web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha ka mashtruar me shkollimin/ Taulant Muka: Nuk ka diplomë Universiteti

13 Maj 2019, 16:29, Aktualitet CNA

Shkollimi i Lulzim Bashës në Holandë ndiqet nga pikëpyetje të mëdha. CNA.al në shërbim të transparencës dhe të vërtetës i dërgoi një letër Universitetit Utrecht në Holandë ku kërkoi informacion për shkollimin e kreut të PD-së, nga ku mori një përgjigje zyrtare se nuk mund të jepej informacion pa autorizimin e personit në fjalë, në rastin konkret Lulzim Basha.

Me 25.04.2019 CNA.al iu drejtua me një letër kreut të PD-së ku kërkoi autorizimin e tij për marrjen e informacionit të kërkuar nga Universitetit Utrecht në Holandë, por kjo letër nuk mori kurrë përgjigje nga Lulzim Basha.

Pas publikimit të skandalit nga CNA.al për shkollimin e Bashës, ka reaguar në një koment ish zv. Ministri i Arsimit Taulant Muka, i cili shkruan se Lulzim Basha nuk ka diplomë.

?Nuk ka diplome Basha, as Masteri! Nga burime informale, emri i tij nuk konfiguron ne databazen elektronike te te diplomuarve ne Holande?,shkruan Muka.

Publikimi i këtij skandali pati shumë reagime edhe nga çeta e Lulit të cilët i bënë raport shkrimit në mënyrë që ai të bllokohej, duke i bërë një sulm të hapur medias së lirë./CNA.al

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin





Lajmet e fundit nga