web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk i dogjëm kot mandatet”/ Lulzim Basha zbulon arsyen

8 Maj 2019, 14:35, Aktualitet CNA

Kreytari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim në sallën e kinemasë së qytetit të Korçës, ku pritet të antarësohen disa të rinj.

Basha shpjegoi para korçarëve arsyen e djegies së mandateve nga ana e opozitës.

?Me 16 Shkurt shqiptarët kanë ndjerë një burim të fortë energjie. Përballja është shpresa që ka lindur, besimi tek e nesërmja është ndezur. Me Zotin para do ta fitojmë këtë betejë se pa Zotin sbëjmë dot asgjë. Bashkimi ynë i ka kthyer shpresën shqiptarëve. Nuk i dogjëm kot mandatet, i dogjëm për ti treguar shqiptarëve se beteja jonë nuk ka çmim për të shporrur këtë klikë kriminale?,-u shpreh Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga