Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje parazgjedhore. Të dielën mbahet balotazhi për zgjedhjen e presidentit të vendit. Për këtë post që është më tepër ceremonial, garojnë Stevo Pendarovski i partive të pushtetit dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase. Procesi do të ndiqet nga 520 vëzhgues të huaj.
Votuesit në Maqeodninë e Veriut të dielën, 5 maj, mund të zgjedhin në mes njërit garues, i konsideruar si i moderuar dhe properëndimor dhe tjetrit që mund të bllokojë proceset integruese të vendit. Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare. Ndërsa, Gordana Siljanovska Davkova garon si kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së së opozitës, e vlerësuar si nacionaliste.
Të dy garuesit dhe përkrahësit e tyre e kanë të qartë se pa votat e shqiptarëve nuk bëhen presidentë dhe ata kanë zhvilluar një fushatë në këto dy javët e fundit duke u përqendruar në tërheqjen e votuesve shqiptarë.
Stevo Pendarovski në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehej se ofronte konceptin ?Një shtet për të gjithë?, një shtet ku nuk do të ketë padronë dhe qiraxhinj apo të nënrenditur, as qytetarë të rendit të parë e të rendit të fundit. ?Përfshirja në shtetin dhe shoqërinë e Maqedonisë është receta e vetme për suksesin e këtij vendi për të gjithë këtu dhe shqiptarët e njohin këtë koncept?, sipas zotit Pendarovski.
Zonja Siljanovska, së cilës Zëri i Amerikës i ofroi hapësirë për intervistë por nuk mori përgjigje nga kampi i saj zgjedhor, ka zhvilluar një fushatë me sulme ndaj kundërkandidatit presidencial Pendarovski dhe Lidhjes Social Demokrate në pushtet, duke i paraqitur ata si përgjegjës për shitjen, sipas saj të emrit, të popullit dhe identitetit maqedonas. Ajo është shprehur se ajo vetë nuk do ta përdorë emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” nëse bëhet presidente, dhe se do të kërkojë mënyra për kthimin e emrit Republika e Maqedonisë.
Blerim Reka i cili garoi në raundin e parë, por nuk arriti të kalojë në balotazh, u ka bërë thirrje votuesve të tij që në mënyrë masive të dalin në zgjedhjet e së dielës që të tregojnë se janë faktor vendimtar në proceset euro-atlantike. Kjo thirrje u lexua si mbështetje për zotin Pendarovski të koalicionit qevetitar, ndonëse zoti Reka shprehej se nuk do të bënte tregti me votat.
Sidoqoftë, bojkoti eventual ose mosarritja e pragut prej 40 për qind të pjesëmarrjes në balotazh, do t?i bënte zgjedhjet të pavlefshme. Kështu që kryetari i Parlamentit, në këtë rast zoti Talat Xhaferi do të merrte përgjegësitë si ushtrues i detyrës së presidentit deri në organizimin e zgjedhjeve të radhës, pas gjashtë deri nëntë muajsh. Zoti Xhaferi ka lënë të kuptohet se kjo do të paraqiste një barrë për të dhe për institucionet dhe nuk do t?i ndihmonte aspak proceset.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 3300 përfaqësues vendas dhe mbi 500 vëzhgues të organizatave të huaja./VOA
Pashë një reagim të Partisë së Shpëtim Idrizit mbi tabelat d...
Në Shkurt të vitit 2016 Parlamenti me 101 vota pro miratoi m...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka duke folur p...
Një tjetër shqiptare po arrin sukses të madh në skenat ndërk...
Lulzim Basha dhe banda e tij e mediave të paguara me paratë ...
Këngëtarja e njohur Fifi ka arritur mjaft suksese në karrier...
Ish-kryministri Sali Berisha, ka bërë publik në rrjetet soci...
30 persona janë helmuar në Bulqizë nga uji i pijshëm.Mësohet...
Kryetari i LDE-së, Arjan Galdini në një postim në rrjetet so...
Aktorja Anna Lika është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo...
Elton Ilirjani bëri bujë të madhe në të gjitha rrjetet socia...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e stacio...
Dhjetë vite më parë u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij ...
Pas fotos ku tregonte njërën anë të të pasmeve modelja Emily...
Vendosja e tabelave në gjuhën greke në zonën e Sarandës, Del...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma foli rreth k...
Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes së Vetëvendosjes në Shqipëri B...
Rama“zhduku”komponetët e rëndësishëm të PS-së për të krijuar...
Vetëm pak javë më parë moderatorja Elita Rudi ka sjellë në j...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka paralamër...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...