LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj "vrasësi" dhe mashtruesi që kërkon mandatin e dytë

30 Prill 2019, 09:21, Aktualitet CNA
Erion Veliaj "vrasësi" dhe mashtruesi që kërkon

Erion Veliaj po kërkon sërish të marrë në duar frerët e Bashkisë së Tiranës.

Veliaj, i cili akuzohet për një të kaluar kriminale, gjen guximin që të dalë në publik dhe të kërkojë vota për t?u bërë kryetar Bashkie.

Ai sërish gjen guximin t’u drejtohet bashkëmoshatarëve të Ardit Gjoklaj duke kërkuar votën e tyre.

Pa u tharë gjaku i 17 vjeçarit në landfillin e Sharrës, ‘Lali Eri”, vrapoi që të mbyllte vdekjen e tij. Pasi e ‘vrau”, ai  sërish dyshohet se kreu një tjetër krim në të cilin përdori edhe drejtësinë.

E filloi me ish-drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe e përfundoi me prokurorët dhe gjyqtarët e Rilindjes në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Dhe epilogu ishte që Ardit Gjoklaj është vrarë jashtë landfillit të Sharrës dhe më pas është dërguar në vendin që u gjet.

Në këtë mënyrë Erion Veliaj u rehabilitua nga krimi dhe nisi me hov fushatën zgjedhore.

“Tashmë një prokuror tjetër thotë se ngjarja kishte ndodhur jashtë Sharrës dhe trupi ishte sjellë në Sharrë për të humbur gjurmët”, deklaroi Veliaj në emisionin Opinion, muajin e kaluar.

Dhe vazhdoi normalisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë me propaganda dhe gënjeshtra, duke harruar takimin me ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, në një nga restorantet e kryeqytetit.

Dyshohet se Fusha ndërhyri dhe mbylli hetimet për Bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliaj. Nuk është hera e parë që gjyqtarët dhe prokurorët ulen në një tavolinë me të inkriminuar. Vettingu ka zbuluar emrat e disa prej tyre.

Madje dyshohet se në skenë nga Vettingu do të dilte edhe emri i Petrit Fushës, por ai  shpejtoi dhe u dorëhoq nga drejtësia.

Bashkë me Fushën ishte i lidhur dhe emri i Erion Veliajt. Të dy emërues të parbashkët kanë “vrasjen” Ardit Gjoklajt.

Drejtësia ka shënuar turpin dhe skndalin e radhës me hetimet për rastin Gjoklaj, por a do të lejojnë qytetarët e Tiranës që sërish të zgjedhin për kryetar një njeri të vulosur nga turpi, skandalet dhe gjaku i Arditit 17 vjeçar?

Krahas akuzave për vrasje ndaj Veliajt ka edhe akuza për mashtrim. Kujtojmë se në vitin 2015, Veliaj tha se nuk do të jepste asnjë leje ndërtimi për pallate, pasi ishte e panevojshme.

” Unë them se Tirana sot është e mbindërtuar. Me moratorium kuptojmë ndalimin e ndërtimit në Tiranë, përderisa nuk kemi një krizë dhe nevojë apartamentesh”, ka thënë Veliaj në emisionin Opinion në vitin 2015.

Por, edhe ky premtim rezultoi mashtrim. Jo vetëm që janë dhënë leje ndërtimi por është abuzuar deri në atë pikë, saqë vendet e gjelbërta dhe parqet i kanë zënë pallatet. Vetëm në vitin 2018, “Lali Eri”, ka dhënë  388 leje në Tiranë.

Më poshtë po sjellim videon, që zbardh mashtrimin e Veliaj./CNA.al

 

Video-fakt/ Si gënjeu Veliaj për Petrit Fushën dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt

Milioneri që “vrau” Ardit Gjoklajn/ Erion Veliaj, nga skandalet tek pasuria

Video-fakt/ Si gënjeu Veliaj për Petrit Fushën dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt

“Duart me gjakun” e Ardit Gjoklajt/ Si tenton Veliaj të mbulojë skandalet e tij?

Vrasja e Ardit Gjoklajn/ Pyetjet dhe faktet që akuzojnë Veliajn

Fundi i “Lali Erit”?/ Veliaj akuzohet për vrasje

Lajmet e fundit nga