LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentat me armë ndaj kryeplakut/ 54-vjeçari në gjendje të rëndë

13 Prill 2019, 06:30, Aktualitet CNA
Atentat me armë ndaj kryeplakut/ 54-vjeçari në gjendje të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Gribe të Gramshit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të kryeplakut të fshatit Tajar Veliu 54 vjeç.

54-vjeçari ka qenë në ballkonin e shtëpisë së tij kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me shumë se tre herë.

Tajar Veliu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është transportuar drejt spitalit të Gramshit, ku i është dhënë ndihma e parë për t?u dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë që motivet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende.

Lajmet e fundit nga