LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-sigurimsi në KLP?/ Gjykata Administrative pranon padinë

12 Prill 2019, 09:15, Aktualitet CNA
Ish-sigurimsi në KLP?/ Gjykata Administrative pranon padinë

Gjykata Administrative ka pranuar padinë e anëtarit të KLP-së, Bujar Sheshi, duke shfuqizuar Aktin e Autoritetit të Dosjeve, që e nxirrte si ish-sigurims i shtetit në kohën e regjimit komunist në Shqipëri.

Kujtojmë këtu se Sheshi kërkoi ?Shfuqizimin e aktit administrativ, Vendim nr. 12, date 22.01.2019 i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit, kërkesë kjo e cila është pranuar nga Gjykata Administrative.

Dokumenti i Autoritetit të Dosjeve, i publikuar në media shprehet se gjeneralitetet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit në kartelën Model 2, nr. 8023 janë ?Bujar Rasim Shesha? i datëlindjes 1957, ndërkohë që gjeneralitetet e prokurorit janë Bujar Ramiz Sheshi, i datëlindjes 15.12.1957. Vendimi i Autoritetit është miratuar me shumicë votash, por këtë vendim anëtari KLP e ka quajtur shpifje.

Lajmet e fundit nga