web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spiropali lavdëron opozitën e re/ "Më e mirë se sa boja e Bashës"

4 Prill 2019, 19:51, Aktualitet CNA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se parlamenti është më i mirë tani se sa me opozitën e Lulzim Bashës.

E ftuar në emisionin ?Open? në ?Top Channel?, Spiropali iu përgjigj pyetjes së Heneri Çilit ku tha se është më mirë Murrizi dhe Hajdari se sa boja e Bashës.

?Më mirë engledisje me Murrizin dhe Rudina Hajdarin se sa me bojatisjen e Bashës?,- tha Spiropali.

Ndërkohë që në debatin me Heneri Çilin, Spiropali u shpreh se opozita ka rënë, pasi ka zgjedhur të bëjë opozitë në rrugë.

Pjesë nga debati:

Çili: A i qëndroni rezultateve të 25 qershorit dhe ju, apo i keni braktisur. Pasi populli ka përcaktuar PD dhe LSI si opozitë.

Spiropali: Ne nuk po sjellim në Kuvend listat tona.

Çili: Ata janë deputet të pavarur, por nuk janë opozita shqiptare në kuptimin e opozitës që voton populli shqiptar.

Spiropali: Pra ju po thoni se për arsye që opozita ka kryer harakiri politik, ne duhet të ndihemi fajtor. Ju jeni liberal dhe s?duhet të pajtohemi me këto forma bolshevike.

Çili: Opozita është ajo që ka votuat populli më 25 qershor.

Spiropali: Ne nuk e mohojmë. Ata na kanë rënë, le ta bëjnë opozitën në rrugë ku kanë zgjedhur ta bëjnë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga