Protesta e 13 Prillit/ Këlliçi paralajmëron surpriza
Shpeshherë në mbyllje të protestave të opozitës kreu i FRPD-...
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko,pothuajse i vetmi zyrtar i Qeverisë që shquhet për mendimin e tij origjinal dhe të pavaruar.
Në mjaft debate, jo pak të nxehta ai ka dalë hapur kundër kryeministrit Edi Rama dhe kolegëve të tij.
Kujtojmë se ai ka dalë kundër Ramën për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Majko nuk ka marrë pjesë në votimin e parlamentit për Teatrin Kombëtar. Përpara se të niste votimi, Majko është larguar nga parlamenti pasi u tha se ka pasur një debat me kryeministrin Rama.
Gjithashtu ai ka dalë edhe kundër idesë për të ngritur kampe refugjatësh në vendin tonë.
Muajin e shkuar Ministri për Diasporën, Majko tha, në studion e Zërit të Amerikës, se kishte rezervat e tij për mënyrën se si kryeministri Edi Rama iu përgjigj këtij televizioni në lidhje me investigimin për blerjen e zgjedhjeve.
Janë të gjitha këto raste, që vërtetojnë se Majko është një zë ndryshe në PS.
CNA.al do të sjellë pasurinë e tij, sipas të dhënave të Open Spending Albania, por pa anashkaluar edhe karrierën e tij.
Karriera e tij politike ka kulmuar në vitet 1998-1999 kur mori postin e Kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë. Po këtë post e ka mbajtur për 8 muaj edhe në vitin 2002. Gjithashtu Majko, ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997 ? 1998. Sot është Kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ai është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në pesë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Sa i përket pasurisë, Pandeli Majko rezulton ministri më i varfër i Qeverisë Rama.
Në vitin 2012 ai ka deklaruar kredi dhe qira banese në vlerën 15 600 euro. Në vitin 2013, pasuria e tij është shtuar me një veturë në vlerën 6 000 euro. Majko ka hyrë në borxhe për të blerë një shtëpi, ndërsa gjatë vitit 2014 ka shitur edhe makinën 2 mijë euro.
Në vitin 2015 ai ka deklaruar pagën si deputet dhe të ardhura nga qiraja e banesës, 1 300 euro në muaj.
Edhe në vitin 2016,deklarata është e njëjtë, ndërsa në vitin 2017 ai ka deklaruar se ka të ardhura me vlerë 456 693 lek nga paga si Ministër i Shtetit për Diasporën, të ardhura neto me vlerë 1 360 euro nga qiraja e banesës, të ardhura me vlerë 700 000 Lek, nga shitja e autoveturës.
Po në vitin 2017 ai ka deklaruar se djali i tij ka blerë me kursimet e prindërve një autoveturë që kushton 500 000 lekë.
Deklarata e pasurisë ndër vite
Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 793 434 lekë
Qira banese në vlerën 15 600 euro.
Detyrime të papaguara në vlerën 3 418 956 lekë për një kredi marrë më 16.01.2013 me principal 5 000 000lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 16 630 euro për blerjen e një shtëpie.
Detyrime të paguara në vlerën -284 524 lekë për një kredi marrë më 16.01.2013 me principal 5 000 000 lekë.
Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 877 009 lekë.
Qira banese në vlerën 15 600 euro.
Detyrime të papaguara në vlerën 3 218 853 lekë për një kredi marrë më 16.01.2013 me principal 5 000 000lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 16 630 euro për blerjen e një shtëpie.
Blerë veturë në vlerën -6 000 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -284 524 lekë për një kredi marrë më 16.01.2013 me principal 5 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si deputet, 2 154 250 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës së deklaruara për vitet 2010-2014, 58 320 euro.
Të ardhura nga shitja e autoveturës, 2 000 euro.
Kredi bankare, detyrimi financiar i pashlyer 3 044 387 lekë, principali 5 milionë lekë, marrë në 2003.
Detyrim për blerjen e banesës, detyrimi financiar i pashlyer 42 000 euro.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet, 2 164 532 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës, 1 300 euro në muaj.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 848 517 lekë për një kredi disbursuar më 16.01.2003 me principal 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -2 881 571 lekë për një kredi disbursuar më 16.01.2003 me principal 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -16 630 euro për blerje banese.
Të ardhura nga paga, përfitimet e tjera financiare dhe bonuset si deputet, 2 154 567 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës, 1 300 euro në muaj.
Detyrime të papaguara në vlerën 16 630 euro, kësti i tretë i blerjes së banesës.
Shlyer në vitin 2016 -2 848 517 lekë për një kredi disbursuar më 16.01.2003 me principal 5 000 000 lekë. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 2 629 594 lekë.
Të ardhura me vlerë 456 693 Lek nga paga si Ministër i Shtetit për Diasporën, gjatë periudhës Shtator-Dhjetor.
Të ardhura neto me vlerë 1 360 Euro nga qiraja e banesës së deklaruar sipas kontratës me datë 17.01.2018, në bashkëpronësi me bashkëshorten
Të ardhura me vlerë 700 000 Lek, nga shitja e autoveturës sipas kontratës me datë 22.12.2017.
Bashkëshortja, gjendje llogari rrjedhëse me vlerë 400 Euro në Bankën Credins, për depozitimin e të ardhurave që vijnë nga qiradhënia e apartamentit në bashkëpronësi me bashkëshortin.
Bashkëshortja, gjendje llogari rrjedhëse me vlerë 700 000 Lek në Bankën Kombëtare Tregtare, për derdhjen e shumës të përftuar nga shitja e autoveturës të bashkëshortit.
I biri, pagesë me vlerë 500 000 Lek për blerjen e një autoveture me kursimet e prindërve, sipas kontratës me datë 28.07.2017.
Shlyer shuma prej 2 331,667 Lek për kredinë me vlerë 5 000 000 Lek të disbursuar në datë 16.01.2003./CNA.al
Shpeshherë në mbyllje të protestave të opozitës kreu i FRPD-...
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka folur rreth protestës së ...
Kur jemi gati tre muaj nga zgjedhjet lokale dhe pritet zyrta...
Skema e fajdeve në qytetin e Shkodrës për të cilën pati 12 t...
Aktori i “Portokallisë” Rezart Veleshnja, sërish është marrë...
Drejtori i hetimit tatimor dhe krerët e tatimit janë shkarku...
Qeveria shqiptare ka emëruar Mina Kustën, drejtorin e ri të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se nuk nj...
Kuvendi miratoi sot zgjatjen me një muaj të afatit për Komis...
Ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas ftesës që...
Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së sotme tek Ura Vajg...
Hetimi Tatimor, i cili ka qënë një strukturë në Drejtorinë e...
Nga Avokati Altin GoxhajNdërkombëtarët i tmerron preçedenti ...
Gazetari Klodian Tomori ka kritikuar vendimin për largimin ...
Ndryshimet në Policinë e Shtetit kanë prekur edhe Drejtorinë...
“Detit i del pronari”. Kështu e quajti emisionin e tij “Ajzb...
Roli i Presidentit Ilir Meta dhe qasja e tij ndaj krizës pol...
Astrit Patozi, ish-numri dy i Partisë Demokratike, ka koment...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim ...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka krit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...