web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorëzimi i mandateve nga "Lulët"/ Përse ndërkombëtarët nuk e tolerojnë precedentin ndërkombëtar?

3 Prill 2019, 13:11, Aktualitet CNA

Nga Avokati Altin Goxhaj

Ndërkombëtarët i tmerron preçedenti i dorëzimit të mandateve nga Opozitat sepse po e lejuan i bie që çdo Kryetar Opozite në çdo vend të botës të dorëzojë mandatet për të shpëtu b.. dhe kështu bllokohen gjithë sistemet politike dhe shkohet drejt kaosit.

Ndaj dorëzimi i mandateve kishte kuptim veç duke dorëzu Lulin me gjithë mandate si Shitësi i Zgjedhjeve të 2017 duke qenë bashkëautor i Grushtit të Shtetit Rama-Basha!

Sepse më i rrezikshëm (si preçedent global) se Dorëzimi i Mandateve është lejimi dhe mosndëshkimi i këtij lloji GRUSHT SHTETI ku Pushteti ka në xhep (me blerje, shantazh apo pengmarrje të fshehtë) Lidershipin e Opozitës  (sorosian në rastin tonë) dhe me anë të tij shkatërron dhe alienizon Opozitën dhe Rezistencën Qytetare duke e kthyer në fasadë dhe në noter që legalizon rezultat fallco të gjoja Zgjedhjeve që prodhojnë këto Grusht Shteti ndaj sistemeve politike demokratike.

Këto preçedente politike me Opozita Kuislinge peshojnë dhe rëndojnë shumë më shumë se ato të dorëzimit të mandateve ndaj dhe nuk tolerohen aspak! Sepse prishin gjithë lojën e demokracisë dhe jo thjesht disa rregulla si dorëzimi i mandateve!

Asnjë ndërkombëtar nuk mund të kundërshtonte atë Opozitë që dorëzonte mandatet bashkë me Kryetarin si Diversant të Pushtetit që kishte konspiruar bashkë me pushtetin për të falsifikuar Zgjedhjet duke bërë Grusht Shteti për vendosjen e Diktaturës nëpërmjet një Opozite Kuislinge!

Natyrisht denoncimi i vetë rolit të Soros si autor do e qartësonte preçedentin e Grushtit të Shtetit nëpërmjet krijimit të një lidershipi Kuisling të Opozitës dhe do kishte jehonë ndërkombëtare!

Këtë kemi thënë me Armir Shkurti, më pas me Ibsen Elezi, e shumë aktivistë të tjerë antisoros nga Qershori 2017 e deri më sot!

Kujtesë Sqaruese:

Kur të huajt takojnë Lulin shohin te ai një copë dështak të shpif që për të shpëtu b.. po dorëzo mandatet duke kriju një telash të ri që s’i ja kanë ngenë, një preçedent të rrezikshëm ndërkombëtar që mund të ketë efekt domino me Opozitat jo vetëm në Rajon por kudo!

Mos harroni edhe që SHBA e konsiderojnë fyerje të rëndë që e morën vesh dorëzimin e mandateve më vonë se edhe gazetarët vetë, pasditen e të Dielës në 17 Shkurt, si rrufe në qiell të pastër, 1 muaj pas apelit për Protesta!

 





Lajmet e fundit nga