Shkarkimi i Bushatit në Shkodër/ Artan Hoxha jep arsyet, pse duhej të ikte më përpara
Gazetari investigativ i kronikës, Artan Hoxha, ka deklaruar ...
Kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen hetimin administrative për gjyqtarin Petku përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.
Fehmi Petku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Prej vitit 2015, Petku është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Fehmi Petku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017 Fehmi Petku, skeda e pasurise 2003-2017
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Petku deklaronte pjesë takuese prej 1/5 të një shtëpie dykatëshe 4+1 dhe të një sipërfaqeje prej 100 mijë metra katrorë në Kukës, të përfituar mbi bazën e ligjit ?Për tokën?. Shtëpia deklarohet e ndërtuar në vitet 1977-1980 dhe ka si burim kontributin e prindërve dhe vëllezërve.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Fehmi Petku deklarohet në vlerën 16.7 milionë lekë. Pasuritë e paluajtshme të përfituara nga trashëgimia përbëjnë pjesën kryesore të aseteve me vlerë të pjesshme të deklaruar prej 11 milionë lekësh. Gjyqtari Petku zotëron gjithashtu kursime të akumuluara në cash prej 1 milion lekësh dhe automjete me vlerë 4.6 milionë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27 milionë lekë. Burimi kryesor i të ardhurave vjen nga paga si gjyqtar me 67%, ndërkohë që të ardhurat nga qiratë zënë 25% të totalit. Familja Petku ka siguruar të ardhura më të vogla nga aktiviteti privat i djalit apo pagat e familjarëve të tjerë.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve.
Megjithatë, BIRN ka identifikuar një sërë ?flamujsh të kuq?, të cilat lidhen kryesisht me një seri pronash të përfituara përmes trashëgimisë në vitin 2015. Më konkretisht, gjyqtari Petku deklaron se ka përfituar si trashëgimtar i babait të tij ¼ e një trualli dhe një shtëpie banimi 3-katëshe +papafingo në Tiranë, të ndërtuar në vitet 1994-1995 dhe në proces legalizimi pranë ALUIZNI-t.
Përmes trashëgimisë ai ka përfituar gjithashtu pjesë takuese në 6 mijë m2 truall pranë fshatit SOS në Tiranë si dhe në tre shtëpi banimi 2-katëshe secila, sërish në proces legalizimi si dhe ¼ e 16 mijë metrave katrorë tokë të ndodhur në ish-komunën Vaqarr në Tiranë.
Për gati 10 mijë metra katrorë të tokës së trashëguar, subjekti deklaron se është blerë në vitet 1996-1997, por nuk disponon aktet e shitblerjes së saj. Vlera e pjesshme e deklaruar për pronat e fituara përmes trashëgimisë është rreth 11 milionë lekë.
Një tjetër ?flamur i kuq? i identifikuar në këtë analizë është blerja përmes kredive financiare e pesë makinave gjatë periudhës 2003-2017. Tre prej makinave janë blerë në emër të gjyqtarit Petku dhe dy të tjera në emër të djalit të tij.
BIRN identifikoi gjithashtu se një hua ndaj babait e deklaruar në vitin 2005 prej 15 mijë eurosh rezulton e shuar në vitin 2015.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Kryegjyqtari i Krimeve të Rënda si Agjenci Imobiliare/ Fehmi Petku i ?mbytur? në prona
Gazetari investigativ i kronikës, Artan Hoxha, ka deklaruar ...
Pasditën e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një tak...
Gazetarja Klodiana Lala, e qenë prezente në studion e emisio...
Mbrëmjen e sotme, gjatë emisionit “Byro Politike”, gazetarja...
Gazetarja, Klodiana Lala, ka zbuluar detaje rreth vrasjes së...
Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi, pak çaste më parë, një ...
Nga Lutfi Dervishi– Kryeministri Rama ka rënë dakord me opoz...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në nj...
Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar ngjarjet e rëndë të ndodh...
Gazetari Artan Hoxha, gjatë komentimit të ngjarjeve kriminal...
Në kulmin e debateve politike në vend për dyshimet që po het...
Policia italiane ka arrestuar një 41 vjeçar shqiptar.Sipas i...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili, pak më par...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin ...
I pyetur për një plan konkret për arsimin e lartë, Lulzim Ba...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KSHH), ka kërkuar ndërhyrjen e...
Njëri nga pjesmarrësit në takimin që po zhvillon Lulzim Bash...
Deputeti i Partisë Socialiste Noko Peleshi ka komentuar situ...
Një këmbanë, në pronësi të kishës së fshatit Kashnjet, pjesë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...