web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/Kapet peshkaqeni i rrallë në Vlorë,peshkatarët zbulojnë shkakun e ardhjes së tyre kaq afër

26 Mars 2019, 12:17, Aktualitet CNA

Vetëm katër muaj pasi një peshkaqen ra në rrjetat e peshkatarëve shqiptarë në brigjet e Durrësit, një tjetër ?përbindësh? është kapur në afërsi të Gjirit të Vlorës.

Por ndryshe nga peshkaqeni i llojit ?dem?, ky i kapur në Vlorë është i llojit bishtdhelpër dhe është i parrezikshëm.

Ky cilësohet si një peshkaqen i rrallë, ndërsa emrin e ka marrë për shkak të bishtit të gjatë.

Sipas peshkatarëve, shkak për ardhjen e këtyre specieve në brigjet tona është ngrohja globale.

Pavarësisht se shpesh dallohen në ujërat e cekët, këta lloj peshkaqenësh preferojnë oqeanet e hapur, por nuk rrezikojnë të qëndrojnë më poshtë se 500 metra thellësi.

Ai gjithashtu thuhet se shfaqet në ujërat e Mesdheut, ndërkohë faktorët e mjedisit mund t?i detyrojnë që të kërkojnë territore të reja./burimi:tema





Lajmet e fundit nga