web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E zuri gjumi/Gent Zenelaj tregon si ngatërroi dynjanë që mos kuptohej pse shkoi me vonesë në punë

16 Mars 2019, 10:40, Lifestyle CNA

Të gjithëve iu ndodh që t?i zërë gjumi dhe të humbasin takime, të vonohen për në punë apo dhe të dalin me vonesë nëpër emisione.

Kështu i ka ndodhur aktorit Gentian Zenelaj, i cili ishte i ftuar në ?ClubFm?. Aktori rrëfeu se emisioni që ai prezantonte në atë kohë ka qenë në orën 7 me 9 dhe atij i duhej që të ngrihej shumë herët për në punë.

Por një ditë e kishte zënë gjumi dhe për të mos u kuptuar se ishte faji i tij,  së bashku me kolegun hoqën fishën e transmetimit në mënyrë që emisioni mos të dëgjohej në të gjithë Shqipërinë.

?Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio thashë në mikrofon pra ?siç po thosha? që të mos kuptohej që problemi ishte i joni?, tha Genti duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

Epo Genti ishte me fat që ishte në radio në atë kohë, pasi sot nuk mund të mos vihet re mungesa e tij në emisionin ?Stop?. Fatmirësisht oraret e tij nuk janë aq të hershme.





Lajmet e fundit nga