web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndoqi videon e sulmit terrorist në Zelandën e Re, këngëtari shqiptar: “Jam i shokuar!”

16 Mars 2019, 10:53, Lifestyle CNA

E gjithë bota ka mbetur e tronditur nga sulmi terrorist në Zelandën e Re, ku 49 persona mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Sulmi u transmetua live në Facebook, nga vetë terroristët dhe shumë përdorues të rrjetit social patën shansin e keq që të dëshmonin një fatkeqësi të tillë.

Këngëtari shqiptar, Ardian Bujupi përmes një postimi në InstaStory ka thënë se ndjehet i shokuar pasi ka parë videon nga sulmi në Zelandë.

?Një minutë heshtje për viktimat në Zelandën e Re, sapo e pashë videon dhe jam i shokuar!!?, ka shkruar ai në Instagram.

Tre burra dhe një grua janë ndaluar nga policia, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të dyshuar të tjerë në arrati. Sulmin e kanë shfaqur vetë agresorët në internet me livestream.





Lajmet e fundit nga