E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Me datë 4 mars 2019, kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese Marsida Xhaferllari do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Dosja e Xhaferllarit do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.
Marsida Xhaferllari ndryshe njihet dhe si gruaja pa letra apo “ilegale” e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj.
Themi pa letra, se zyrtarisht Alibeaj, të paktën në formularët e pasurisë, deklaron gruan e tij, atë me të cilën është celebruar.
Marsida Xhaferllari më shumë është lakuar në media, si bashkëjetuesja e deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, se sa për punën që ajo ka bërë.
Në kohën që Alibeaj ka qenë Ministër i Drejtësisë në vitet 2007-2009, Xhaferllari ka bërë këshilltaren e tij.
Konkretisht përgjatë periudhës Dhjetor 2007-Shtator 2008, Xhaferllari ka qenë këshilltare e Alibeajt. Duket se kjo periudhë ka qenë e artë për të sa i përket dashurisë, ndaj babait të dy fëmijëve.
Siç duket këshilla të ëmbla i ka dhënë Xhaferllari, Alibeajt, pasi tani janë bashkë.
Pas punës në Ministrinë e Drejtësisë, Xhaferllarit iu besua posti i rëndësishëm në KLD. Tashmë ajo ia ka vënë syrin Gjykatës Kushtetuese, por më parë duhet të kalojë Vettingun.
CNA.al sjell pasurinë e deklaruar nga Marsida Xhaferllari dhe duket ashtu si në dashuri, edhe pasuri nuk i ka munguar fati.
Në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2017, Xhaferllari “lundron? në dieta, në euro dhe dollarë.Duket sikur ajo i ka bërë gjithë punët në KLD i ka bërë Xhaferllari.
Madje-madje është aq punëtore e zellshme saqë bën dhe punë shtesë.
Kështu rezulton se Xhaferllari ka bërë lektoren në Shkollën e Magjistraturës, ku ka fituar 85 636 lekë, ka marrë pjesë në hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit per Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës ku ka fituar 8 750 euro.
Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në hartimin e një metodologjie për monitorimin e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën, ku ka fituar 2550 USD, në hartinin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standartet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve ku ka fituar 8,864.00 lekë dhe 419,90 USD i ka fituar si dieta nga një vizitë studimore në Bolonja, Itali dhe për një Konferencë në Budva, Mali i Zi, në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën Gjyqësore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Norvegji dhe PUND, në shumën 419,90 USD.
Pasuria e deklaruar nga Xhaferllari
Llogari rrjedhëse nga paga dhe shperblime:
Gjendja në daten 31.12.2017 dhe shtesa gjatë vitit 2017
Gjendja: 35,498.90 lekë
Pakësim: 636,935.08 lekë
Depozitë bankare me afat 6 mujor me normë interesi 0.7 %, e hapur me 16.03.2017. Kjo depozitë u krijua me shumën e depozitës së vjetër bankare me afat maturimi 6-mujor dhe me kursime të tjera të miat. Si rrjedhim i depozitës së re, depozita e vjeter u mbyll.
Gjendja në datën e hapjes së depozitës me 16.03.2017, është me 2,200,000.00 lekë
Llogari kursimi në euro. Gjendja në datën 31.12.2017 është 15,184.72 Euro dhe shtesa gjatë vitit 2017 është 5,192.74 Euro
Llogari e re kursimi në USD, e hapur me kontratën e datës 23.03.2017, me interes 0.10%, me kursime të mia. Gjendja ne daten 31.12.2017 është 1,405.49 USD
Të ardhura neto nga paga dhe dieta në pozicionin e punës të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1599 626 lekë.
Të ardhura neto nga interesi i llogarive, në shumën 9,663.97 Lekë.
Pagesa neto në cilësinë e lektores në formimin fillestar dhe vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, të transferuara në llogarinë rrjedhëse, në shumën 85 636 lekë.
Pagesat bruto nga EURALIUS IV dhe IRZ për pjesëmarrje në grupin e punës për hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit per Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës, në vlerën 8 750 euro.
Pagesë dietash për vizit studimore në Bullgari, të organizuar nga Misioni Euralius IV për praklikat e inspektimit në gjyqësor, në shumën 600 euro
Pagesa neto me çek nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore për hartimin e një metodologjie për monitorimin e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën 2550 USD.
Pagese neto, nga organizata Terre des hommes për hartirnin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standartet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve, në shumën 148,864.00 lekë.
Pagesë dietash në Ilogarinë në USD për një vizitë studimore në Bolonja, Itali dhe për një Konferencë në Budva, Mali i Zi, në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën Gjyqësore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Norvegji dhe PUND, në shumën 419,90 USD./CNA.al
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi t...
Një qytetar ka denoncuar një katastrofë mjedisore, ku sipas ...
Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mbrëmjen e 4 Tetori...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolzano të Italisë ku një ...
Kryeministri Edi Rama, duket se e ka kthyer Qeverinë në Bash...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reagu...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ndërsa një ditë më parë, kryeministri Rama i drejtoi një fte...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas protestës të së enj...
Artur Roshi, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, parti A...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Prej rreth dy javësh, opozita ka vendosur të djegë mandatet ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër de...
Bujar Spahu është zgjedhur sot në krye të Komunitetit Myslim...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon...
Ish-deputetja e Parisë Demokratike, Albana Vokshi në një dek...
Pas përfundimit të fjalës së tij në Samitin Diasporës sot n...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Fortlumturia e tij, Kryepiskopi Anastas Janullatos është nde...
Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje klasës politike në vend...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...