web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ky është fotografi i famshëm shqiptar që ka realizuar setin e parë fotografik të Kendall Jenner

25 Shkurt 2019, 22:22, Aktualitet CNA

Fotografi shqiptar me famë botërore Fadil Berisha, së fundmi ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet supermodelja Kendall Jenner.

Berisha, përmes postimit të tij ka zbuluar publikisht se ka qenë ai i cili ka realizuar setin e parë fotografik të modeles, kur ajo ishte vetëm 14-vjeç.

Në vijim, Fadili ka pohuar se ka punuar së bashku me Kendall për 5 vite me radhë.

?Shumë krenar për të?, shkruan ndër të tjera fotografi i njohur.

Rikujtojmë se Berisha prej vitesh ushtron profesionin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 





Lajmet e fundit nga