web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish ministri fajëson OSBE për situatën ekstreme/ Kanë 20 vjet që monitorojnë

20 Shkurt 2019, 21:02, Aktualitet CNA

Lëshimi i mandateve është pasojë e një situate politike ekstreme. Është vënë në diskutim legjitimiteti i Parlamentit. Për këtë situatë kanë përgjegjësi dhe organizatat e huaja, që janë marrë me monitorimin… Personazhi që artikulon vlerësimin e mësipërm është ish ministri i Transporteve, përfaqësues i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

I qenë prezent në emisionin “Arena”, Haxhinasto, ku diskutohet rreth temës së gjithëdiskutuar të djegies së mandateve nga opozita dhe  mos kryerjes së Reformës zgjedhore, Haxhinasto nuk ka ngurruar të fajësojë ndërkombëtaret. .

Patjetër që këto organizata kanë edhe përgjegjësitë e tyre shumë të mëdha. OSBE-ja veçanërisht. Ka 20 vite që merret me reformën zgjedhore dhe reforma zgjedhore nuk u bë asnjëherë që të krijonte zgjedhje të pakontestueshme”, – ka deklaruar Edmond Haxhinasto./CNA.al.





Lajmet e fundit nga