“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Prej javësh kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur të disatin tur takimesh me bazën në funksion të aksionit politik opozitar për të realizuar rrëzimin e Edi Ramës, nga kolltuku i qeverisjes gati gjashtë vjeçare.
Aksioni politik opozitar është mëse i përligjur, aq më tepër në situatën kur makinës qeverisëse të kabinetit Rama i ka mbaruar karburanti dhe nëse do lejohet ta konsumojë deri në fund mandatin nuk do bëj tjetër veçse në vend të Europës do na fusë më thellë në gropën e varfërisë e të dështimit.
Pra, në këtë kuptim, aksioni opozitar që Lulzim Basha po udhëheq është i mirëpritur nëse synon diçka ndryshe nga sa jemi. Nëse sjell çlirim të ekonomisë e dalje nga kriza shumëplanëshe: politiko-ekonomiko-financiare.
Gjë që vështirë të shpresohet se do të ndodhë nëse vërtetë realizohet rrëzimi i Ramës dhe hipja në qeverisje e Bashës. Themi vështirë pasi edhe Basha po manifeston të njejtën sjellje të Ramës qysh në nisje të aksionit ndryshues.
Njësoj si Edi Rama edhe Lulzim Basha artikulon fjalë në erë. Nuk prezanton projekte e strategji zhvilluese konkrete, por veç premtime dhe ftesë për tu pjesëmarrë në protestën e 16 Shkurtit.
Nëse do ta përmblidhnim me një frazë idenë do të thoshim se, në zhvillim të aksionit opozitar, më së pari Lulzim Basha duhet të mos jetë në simetri me sjelljen e Edi Ramës gjatë fushatave të shkuara elektorale, kur me lugën bosh i ftonte shqiptarët t?ia besonin votën se më tej do shijonin ?rilindjen?.
?Rilindje? e kishte etiketuar Rama periudhën pasmarrjes së votëbesimit ndërkohë që edhe sot e kësaj dite, kur kanë kaluar rreth gjashtë vite nga dhënia e votëbesimit, vetëm rilindja nuk duket gjëkundi. Nga që, sikurse Lulzim Basha sot edhe Edi Rama mashtroi në gjithçka premtoi, por fitoi nga që shqiptarët shpirtplasur e shihnin opozitën e drejtuar prej tij në dritë të syrit . Sikurse shohin të njejtën gjë edhe sot, por zhgënjehen tek sjellja e Bashës si hije binjake e Ramës.
E Edi Ramës që mashtroi me 300 mijë vëndet e punës, që mashtroi me uljen e çmimit të energjisë elektrike e taksave, që mashtroi me depolitizimin e rikthimin e RTSH në pronë të shqiptarëve që e investojnë, që mashtroi madje edhe me premtimin se nuk do ta shihnim kurrë nëpër ekranet televizive nga mëngjesi në darkë, sikurse paraardhësin e tij.
Por mashtroi dhe me dhënien fund të keqmenaxhimit të parave publike, duke premtuar anullimin e të gjithë tenderimeve e konçesioneve antiligjore dhe shpënien para drejtësisë të abuzuesve me pushtetin. Mashtroi edhe për aplikimin e politikave qeverisëse që do pasuronin pjesën dërmuese të shqiptarëve etj.
Në numër shifror del se, përgjatë fushatave të fundit elektorale, Edi Rama ka adresuar më shumë se njëqind premtime nga të cilat ka mbajtur fare pak.
I përmendëm të gjtha këto për të thenë se gjykuar nga takimet e Lulzim Bashës me bazën konstaton po të njejtën sjellje të Ramës të ngritur mbi premtimet mashtruese.
Pasi i pyet biznesmenët si po u ecën puna e këta i parashtrojnë ankesat e dhimbshme të falimentimit, përgjigja e Lulzim Bashës është: ?Prandaj duhet të na besoni ne. Do ti xerojmë taksat po erdhëm në pushtet?.
Xerimi i taksave, ulja në nivele aventureske e TVSH-së, heqja e tarifës së ?Rrugës së Kombit? dhe ngritje universiteti, ulje drastike e çmimit të energjisë e ujit, anullim të PPP-ve dhe koncensioneve të dhena abuzivisht nga ?Hajduti Edi Rama?, siç i pëlqen ta etiketojë, anullimi i lejeve të hidrocentrale që shkatërrojnë mjedisin etj., janë një pjesë e premtimeve që si lumi Edi Rama, vijon ti derdhë edhe Lulzim Basha. Që si refren, njësoj si Edi Rama, në fushata nuk harron të lëshoj frazën: ?Në 16 Shkurt ju dua në protestë për të rrëzuar qlbësirën?!
Sjellja e Lulzim Bashës nuk ngroh kërkënd përveçse veten e tij dhe shpurën e servilëve që e ndjek nga pas.
Me strategjinë dhe sjelljen e vet kopjace Lulzim Basha vështirë të ngjalli besimin për të rrëzuar nga froni Edi Ramën, mjeshtrin e madh të propagandës. /CNA.al
Zëdhëndësja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar me anë të një sta...
Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha në një postim në rrjetet so...
Gjatë takimit me qytetarët e Korçës, nën siglën “Bashkia që...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një p...
Gazetarja e kronikës Anila Hoxha në një postim në rrjetet so...
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një postim në rrj...
Familja e vajzës së mitur në Kavajë mbi të cilën pati një ab...
Të flesh me flokët e lagurSa herë që bën dush para se të fle...
Avokati Spartak Ngjela ka thënë sot vendimi i Gjykatës së Ap...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët e K...
Nuk do të të humbë si njeriMendon se duke të njohur mirë mun...
AtletiFaza e atletit është faza e papjekurisë. Karakterizohe...
Luajnë me dhimbjen e traumave të tyre duke e shkaktuar atë t...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me qytetarët e Ko...
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedi...
Avokat Spartak Ngjela i qenë prezent në rubrikën “Opinion” n...
Avokati Spartak Ngjela ka thënë sot se protesta e opozitës n...
Disa qytetarë në qytetin e Vlorës të udhëhequr nga anëtari i...
Të lindurit nën shenjën e Demit, janë të ndershëm dhe shumë ...
Gjykata e Apelit pranë Krimeve të Rënda ka pranuar gjykimin ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...