Investigimi i VOA-s/ PD: Qeveria përdori mafian për manipulimin e zgjedhjeve
Partia Demokratike ka reaguar me anë të deputetit Gent Straz...
Qarku i Dibrës gjithashtu ka rezultuar problematik në investigimin e bërë nga Zëri i Amerikës dhe BIRN. Edhe në këtë qark ashtu si në Durrës, Kavajë dhe Lezhë ka qenë prezent fenomeni i blerjes së votës nga individë të lidhur me krimin.
Partia Demokratike dhe LSI kanë denoncuar fenomenin e blerjes së votës në këtë qark por në mungesë të provave konkrete ata nuk u morën për bazë thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-it.
Makineria e Dibrës
Prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, akuzat për lidhje të politikës me krimin dhe përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje kanë qenë pjesë dominante e debatit politik në Shqipëri.
Partia Demokratike në opozitë i intensifikoi akuzat në zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe veçanërisht gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit 2017-kur Partia Socialiste mori e vetme mandatin për të qeverisur vendin.
Aludimet për blerje të votës u reflektuan edhe në raportin e fundit të OSBE/ODIHR-it.
?Të dyja këto parti [Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim] treguan disa raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim ligjor kundër rezultateve. Megjithatë, ato iu përmbajtën deklaratës së tyre të palëkundur se shkalla e blerjes së votës ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i drogës,? shkruhet në raport.
Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur gjithashtu në vitin 2016 pas një kallëzimi të Partisë Demokratike për manipulim zgjedhjesh në Dibër ngre dyshime për përfshirjen e zyrtarëve lokalë dhe personave me precedentë në shit-blerje të votës, premtime për vende pune dhe në disa raste, edhe përmes kanosjes.
Procedimi me nr:184/2016 lidhet me zgjedhjet e kryera më 11 shtator 2016 në Dibër për të zgjedhur pasardhësin e Shukri Xhelilit-i shkarkuar pasi u kap mat në një video-regjistrim ndërsa kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Por zgjedhjet e reja, të cilat nxorrën fitues mjekun socialist Muharrem Rama u përbaltën nga akuzat për shit-blerje të votës dhe përfshirje të personazheve me të kaluar të errët në zgjedhje.
Në prag të zgjedhjeve, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal ndaj një morie drejtuesish lokalë të policisë, drejtorisë së Arsimit, OSHEE-së, Tatimeve si dhe denoncoi publikisht Ymer Lalën, një personazh kontrovers me lidhje të forta në zonë.
Por dy vjet e gjysmë pas këtij kallëzimi, çështja me nr: 184/2016 kaloi gjithashtu nëpër duart e disa prokurorëve dhe nuk është finalizuar ende.
Ish-prokurori Gentian Trenova, i cili mori i pari në dorë kallëzimin e Partisë Demokratike kujton për BIRN se menjëherë pas kallëzimit u vendosën nën përgjim rreth 20 numra telefoni.
?Përgjatë ditëve 8, 9 dhe 10 shtator u përgjuan me dhjetra telefonata, ku ndër të tjera flitej për blerjen e votës,? tha Trenova, i cili shtoi se mes bisedave të përgjuara ndodheshin edhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.
Trenova u largua nga çështja, pasi u transferua nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Apelit të Tiranës. Çështja ndodhet aktualisht mbi tavolinën e punës së prokurorit Klodian Braho.
BIRN mësoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë nën hetim drejtues të policisë në Dibër dhe Bulqizë si dhe zyrtarë të drejtorisë Arsimore apo të Tatimeve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në mënyrë të paligjshme në proces zgjedhor, se kanë premtuar vende pune në këmbim të votës.
Megjithatë, njësoj si në dosjen me nr.339/1, edhe hetimi për manipulimin e votave në Dibër pengohet nga përgjimet voluminoze, pasi rreth 60 CD vazhdojnë të presin radhën për t?u zbardhur.
Partia Demokratike ka reaguar me anë të deputetit Gent Straz...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, në një inte...
Mbrëmjen e sotme “Zëri i Amerikës” publikoi skandalin e bler...
Avokat Spartak Ngjela, me anë të një postimi në rrjetet soci...
Ditën e nesërme do të mbahet seanca e Parlamentit. CNA.al ka...
Policia ka njoftuar arrestimin e shtetasit me inicialet M.P ...
Bujar Sheshi, i shumëlakuar për fshehje të të vërtetës rreth...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qyteti...
Gazetari Artan Hoxha i qenë prezent në studion e emisionit “...
Studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Vlorë ka...
Vjedhje dhe korrupsion i papërmbajtur në Ministrinë e Mjedis...
Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së Petrit Vasili, në një p...
“Do vijmë të të gjejmë shtëpinë”… Banorët protestues të Unaz...
Dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara përmes dy hetime...
Mbrëmjen e sotme “Zëri i Amerikës” ka bërë publik skandalin ...
ShigjetariZakonisht kjo shenjë ka fobi nga angazhimet emotiv...
Deputeti rus, Rauf Arashukov është arrestuar ditën e sotme g...
“Kazani” e plasi bombën e radhës pasi mbrëmjen e sotme “Zëri...
PeshorjaVajzat e kësaj shenje kanë një personalitet shumë të...
Një i vrarë dhe gjashtë të plagosur… Ky është bilanci tragji...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...