web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blerja e votave/ Vasili: Kemi një kryeministër bandit

30 Janar 2019, 19:23, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër pas publikimit të skandalit të publikuar nga ?Zëri i Amerikës?.

Sipas Vasilit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se çfarë bandit kryeministër kemi.

?Edi Rama ky kancer i krimit.

Po a ka surrat më të rrijë në qeveri ky Edi Rama.

U tund Zëri i Amerikës duke denoncuar fëlliqësirat e vjedhjes së votave nga Edi Rama me kriminele dhe me horra në krye të bashkive.

I madh e i vogël e ka të qartë si drita e diellit se çfarë bandit kryeministër kemi dhe se si ky është bërë njësh me kriminelët, se si është bërë peng i kriminelëve, se si ndan paratë me ta, se si ja ka shitur shtetin kriminelëve.

Çdo ditë që rri ky kryeministër është ditë feste për kriminelët dhe ditë ferri për shqiptarët.

Ky kryeministër duhet shkulur me rrënjë si kancer i krimit,?- shkruan Petrit Vasili./CNA.al





Lajmet e fundit nga