web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimi i organizuar në zgjedhje/ Zbulohen zonat më të nxehta

30 Janar 2019, 18:59, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e sotme ?Zëri i Amerikës? ka bërë publik skandalin e blerjes së votave në Shqipëri nëpërmjet disa përgjimeve ku ka dalë qartë lidhja e vëllezërve Avdyli me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

VOA i ka kushtuar një hapsirë specifike asaj që e titullon si minimi i zgjedhje.

Në këtë artikull zbulohet po ashtu se cilat janë zonat më problematike ku ndikimi i individëve të lidhur me krimin është më i lartë sesa ai i partive politike.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike në një prononcim për BIRN u shpreh se personat e lidhur me krimin që ndërhyjnë në elektorat e bëjnë këtë për të përfituar tendera publik dhe të mbrohen nga politika.

Minimi i zgjedhjeve

Përfshirja e ?individëve të fortë? në zgjedhjet shqiptare nuk është një fenomen i ri. Që pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së vendit ndaj zgjedhjeve pluraliste, partitë politike kanë kërkuar herë pas herë edhe ?muskujt? në garat kundër kundërshtarëve.

Megjithatë, ekspertë dhe monitorues të sistemit zgjedhor në Shqipëri shprehen të shqetësuar për përhapjen e fenomenit pas zgjedhjeve të vitit 2013 si dhe sofistikimin e mënyrës sesi krimi i organizuar dikton në zgjedhje.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike i tha BIRN se monitoruan këtë aspekt në zgjedhjet e vitit 2017 dhe rezultoi se në disa zona specifike, roli i grupeve kriminale në fushatë ishte edhe më i madh se ai i partive politike.

Krasniqi rendit Dibrën, Elbasanin, Shkodrën, Durrësin, Kavajën dhe Lezhën si zona më problematike.

?Fillimisht patëm sponsorizim të botës së krimit ndaj politikanëve lokalë që duan të merren me politikë, më pas kaluam në kandidim të vetë elementëve kriminalë në zgjedhje. Në fazën e tretë kemi të dy fenomenet, sponsorizim dhe kandidim,? tha Krasniqi për BIRN.

Ndërsa Dritan Taulla, zv.kryetar i Shoqatës KRIIK argumenton se forcimi i lidhjeve politike ka ardhur me evoluimin e aktivitetit kriminal dhe fuqizimin ekonomik të individëve të implikuar në krime.

?Kanë evoluar edhe format e mbështetjes ndaj politikës, derisa në vitin 2013 pati një numër të konsiderueshëm personash me precedentë penalë në funksione publike (përfshi parlamentin), ç?ka shpuri në nevojën emergjente për dekriminalizim,? tha Taulla.

Ekspertët Krasniqi dhe Taulla rendisin një mori formash të përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhje, që lidhen kryesisht me përcaktimin e komisionerëve, financimin e kandidatëve të caktuar, përfshirjen direkte në tregtimin e votës apo intimidimin e zgjedhësve apo komisionerëve të partive kundërshtare.

?Në këmbim ata fitojnë ?imunitet politik? apo përfitime ekonomike përmes pjesmarrjes së tendera publikë,? tha Krasniqi.

Përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje fajësohet edhe për humbjen e moralitetit dhe të integritetit politik në Shqipëri. Ekspertët kujtojnë përgjimet e publikuara të kryebashkiakut Dako dhe reagimin e këtij të fundit, si anashkalim të moralitetit politik, të llogaridhënies dhe përgjegjësisë.

?Për më tepër, mungesa e një reagimi publik nga partia në emër të së cilës kryebashkiaku Dako është zgjedhur, sugjeron se kjo nuk është thjesht një qasje personale e tij,? tha Dritan Taulla për BIRN.

Krasniqi bie dakord, ndërsa shton se lidhjet mes krimit dhe politikës kanë dëmtuar shtetin dhe integritetin e tij.

?Ata kanë krijuar idenë përgjithshme se në demokraci gjithcka është në shitje. Sot është krijuar ideja se askush nuk mund të fitojë në zgjedhje nëse nuk merr mbështetjen e grupeve të tilla,? përfundoi Krasniqi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga