web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Flet Edi Paloka: E vërteta e shitjes të pallatit në Lezhë dhe deklarimi i transaksionit

30 Janar 2019, 22:25, Aktualitet CNA

Edi Paloka nën/kryetari i PD, ka qenë sot objekt sulmi dhe pjesë e raportit të shumë mediave në lidhje me shitjen e 2 apartamenteve në Shëngjin të Lezhes, ndaj një blerësi që dyshohet i përfshirë në pastrim të shumave të mëdha të parave.

CNA.al komuniukoi në mbrëmje me Edi Palokën i cili shpjegoi sesi qëndronte e vërteta e kësaj historie.

?Po kam pasur një apartament në Shëngjin dhe e kam shitur. Kam pasur vetëm një dhe jo dy, pasi jepet shuma në lekë dhe euro për të  krijuar idenë se janë dy. Jo është vetëm një apartament në Shëngjin të cilin e kam deklaruar kur e kam blerë dhe e kam shitur?, tha Paloka për CNA.al.

I pyetur për deklarimin e kësaj shitje dhe akuzat nga media për fshehje, Paloka theksoi se shitja është bërë në vitin 2018 dhe sipas ligjit deklarimi i pasurisë ka afat deri në 31 mars të 2019, me deklaratën do jetë edhe veprimi i cili është ligjor për një pronë që unë e kam shitur, theksoi Edi Paloka.

Nën/kryetari i PD hodhi poshtë cdo sulm dhe zë që abuzon duke shkruar për shitjen e dy apartamenteve apo fshehje në deklarimin e pasurisë./CNA.al

Dhurata 5 mln euro e suedezit/ 800 mije euro për të blerë pronat e dy deputetëve





Lajmet e fundit nga