web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkatërrohet kalaja e Bargjinëve/ Kryqëzohet Kumbaro

16 Janar 2019, 15:24, Aktualitet CNA

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në një postim në rrjetet sociale, e ka cilësuar restaurimin e Kalasë së Bargjinëve si një vepër të shëmtuar.

FMTK shkruan se asnjë ministër s?është larguar nga detyrë me atë ndjenjë turpi e pështirjeje si Mirela Kumbaro.

?Asnjë ndër Ministrat e Kulturës nuk u largua me atë ndjenjë turpi e pështirjeje sic u largua zj. Kumbaro.

Kjo shëmtire që shihet në objektin më të vjeter mesjetar të trashëgimisë së Tiranës, këtu në ballë te kalasë së Bargjinëve të ndërtuar në mesin e 1600-ës, është vepër e saj.?-thuhet aty.

Më tej, në postimin e këtij forumi theksohet se as kioskat nuk janë në këtë nivel vulgariteti.

?As kjoskat e katundeve rrotull nuk janë tashmë në këto nivele vulgariteti, shpërfillje ndaj trashëgimisë dhe shpërfytyrimi estetik.?-shkruhet në postim.

Ndër të tjera, FMTK shkruan shprehejen e një skulptori që e quajti Kumbaron letër higjenike.

?Shumë domethënëse është ajo cfarë i tha së fundmi një skulptor i njohur:

?Të menduam si njeri të letrave, por na dole letër higjenike?!?-mbyllet shkrimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore./CNA.al





Lajmet e fundit nga