web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtohen rastet me fruth/ ISHP jep alarmin

16 Janar 2019, 14:11, Aktualitet CNA

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri i ka bërë thirje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të vaksinojnë fëmijët, pasi ka rrezikshmëri të lartë të fruthit.

Nga njoftimi i këtij instituti mësohet se për periudhën 1-15 janar 2019 raportohet për 15 raste të konfirmuara me fruth.

Instituti i Shëndetit Publik tregon se grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç.

ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre , sipas klaendarit bazë të, sepse është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur komplikacionet që vijnë prej tij.

Sipas ISHP-së në këtë periudhë të vitit rastet e  personave të prekur nga fruthi janë më të larta.

ISHP lajmëron se çdo qytetar duhet të ndërmarrë këto masa:

?Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit) dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.

Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetimit ajror.

Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

Vaksinim i personelit.

Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj fruthit.

Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

Vendosja e survejancës aktive në nivel kombëtar.

Trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.?-shkruan ISHP.

Në njoftimin e ISHP thuhet gjithashtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e fëmijëve dhe të rriturve që janë në rrezik për t?u infektuar nga fruthi./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga