web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta kërkoi hetim për Cakajn/ Reagon Drejtoria për Sigurinë e Informacionit

11 Janar 2019, 14:50, Aktualitet CNA

Drejtoria për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar ka reaguar pas lajmit për certifikatën që i është dhënë Gent Cakajt brenda një afati kohor prej 24 orësh.

DSIK ka thënë se pajisja e Cakajt me certifikatë sigurie është bërë në përputhje me ligjin.

Më tej, kjo drejtori bën me dije se ka marrë informacion nga SHISH (Shërbimi Informativ i Shtetit), SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) dhe nga agjensia e Kosovës AKI (Agjecia e Kosovës për Inteligjencën).

Në reagimin e DSIK thuhet se nuk ka asnjë rrezik  të papranueshëm në pajisjen me certifikatë të Gent Cakajt.

Ndër të tjera, kjo drejtori ka shtuar se kërkimi i informacionit nga Hungaria e Blegjika është i panevojshëm.

Ky reagim i Drejtorisë për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar vjen pas kërkesës që Presidenti Ilir Meta bëri për hetimin e këtij  rasti./CNA.al





Lajmet e fundit nga