web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Uji i tërshërës, përzierja perfekte për të humbur peshë dhe për të eleminuar toksinat

11 Janar 2019, 21:05, Aktualitet CNA

Uji i tërshërës është një pije 100% natyrale që përgatitet nga krundet e tërshërës, kjo i lejon që të mbartë të gjitha vlerat ushqyese të tërshërës,pa lënë mënjanë asnjë prej tyre, mbi të gjitha kjo pije ka dhe një shije shumë të këndshme.

Mes të mirave të shumta të ujit të tërshërës vlen të përmendet edhe përmbajtja e lartë e fibrave, vitaminave, mineraleve dhe aminoacideve, këto janë elemente thelbësore, që përmirësojnë funksionimin e organizmit tonë.

Për më tepër kjo pije përmban karbohidrate të cilat përthithen ngadalë nga trupi, kështu që na jep një ndjesi ngopje e cila zgjat më shumë se normalisht. Gjithashtu na ndihmon që të kontrollojmë sasinë e sheqerit në gjak.

Një tjetër arsye e vlefshme për ta konsumuar është përfshirja e ujit të tërshërës në qindra receta shëndeti dhe bukurie.  Për më tepër falë prezencës së leucinës, isoleucinës dhe treoninës, tre aminoacideve esenciale, uji i tërshërës ndihmon në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq në gjak dhe stimulon prodhimin e leticinës, hormon i cili ndihmon trupin në shpërbërjen e substancave toksike./Cna.al





Lajmet e fundit nga