web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Pashaliman/ Ish-ministri i Ramës: Degjenerim i hapur

11 Janar 2019, 14:30, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas publikimit të lajmit për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit në Orikum.

Në shkrimin e  tij, Manjani u bën thirrje kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe gjeneralëve që të ruajnë armët dhe të mos merren me informacionet e klasifikuara, pasi sipas tij ato nuk ua lë njeri në dorë.

?O zyrtarë, anëtarë të NATO-s!

Gjeneralë, ministra e Kryeministër!

Ruani depot e armëve të paktën, pa lëreni informacionin e klasifikuar se nuk ua lë njeri juve në dorë!?-u shpreh ish-ministri.

Më tej, ai u kërkon që të ruajnë Shqipërinë e të lënë Afganistanin.

?Është grabitur një depo në një zonë ushtarake rreptësisht të ndaluar, në Pashaliman!

Ruani Shqipërinë, lëreni Irakun e Afganistanin se nuk jeni për atë punë!?-vijon ai.

Ndër të tjera, ish-ministri u thotë që të heqin policët nga universitetet dhe t?i lënë që të kanpin ndonjë hajdutë.

?Hiqini ato policë nga universiteti e leshojini të kapin ndonjë hajdut, se latë nam!

Degjenerim i hapur…?-mbyll shkrimin e tij Ylli Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga