web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Viti i NATO-s në Kosovë/ Rama do të jetë viti i kufirit “Shengen” në Morinë

8 Janar 2019, 16:23, Aktualitet CNA

Kryeministri, Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka komentuar vendimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ta shpallur këtë vit si viti i NATO-s në Kosovë për shkak të 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Sipas Ramës,brenda  vitit  të  NATO-s do të bëhet dita e kufirit ?Shengen? në Morinë.

?E përshëndes idenë e goditur të @HashimThaciRKS për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në KosovëKy vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATOLe ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s?,-shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga