web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konflikt në Lezhë/ Policia parandalon një ngjarje fatale

8 Janar 2019, 14:26, Aktualitet CNA

Paraditen e sotme tre të rinj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta në qytetin e Lezhës. Ata po konfliktoheshin me njëri-tjetrin me mjete të forta. U desh ndërhyrja e policisë për të evituar një ngjarje fatale pasi një 26-vjeçari iu gjet edhe një armë zjarri, pistoletë.

Policia ka arrestuar 26-vjeçarin identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe po procedon dy personat e tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia parandaloi përshkallëzimin e një konflikti dhe sekuestroi armën e zjarrit
Forcat e Policisë së Komisariatit të Lezhës arrestuan në flagrancë një 26-vjeçar nga Kurbini, si dhe proceduan 2 shtetas të tjerë. Ata janë konfliktuar për motive të dobëta me mjete të forta me njëri-tjetrin, në qytetin e Lezhës.
Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u shmang përshkallëzimi i konfliktit, që mund të rezultonte me pasoja fatale. Policia i bllokoi 26-vjeçarit një armë zjarri pistoletë.
Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”./CNA.al





Lajmet e fundit nga