web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli i tatimeve për dorëzimin e inventarëve/ Ja afati i fundit

8 Janar 2019, 12:17, Aktualitet CNA

Të gjithë tatimpaguesit kanë vetëm pak ditë kohë për të mbaruar dhe dorëzuar inventarët e vitit 2018, përndryshe rrezikojnë të gjobiten.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se afati i fundit për dorëzimin e inventarit analitik, deri në fund të vitit që sapo lamë pas është 10 janari.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 ?Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar, neni 60 ?Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore?, ka njoftuar tatimpaguesit se duhet të depozitojnë pranë Drejtorive Tatimore Rajonale, inventarin analitik të datës 31.12.2018. Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

?Ky informacion duhet të dorëzohet pranë DRT-ve brenda datës 10.1.2019 në formë shkresore, i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë ose të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën ?Çështjet e mia?-njofton DPT.

Gjithashtu DPT bën me dije se, nga analizat që do të kryehen nga Drejtoria e Kontrollit pranë DRT-ve, tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari.





Lajmet e fundit nga