web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në qeveri/ Rama lau duart si Pons Pilati

28 Dhjetor 2018, 18:12, Aktualitet CNA

Pas lëvizjeve të bëra ditën e sotme në kabinetin ?Rama 2?, ka reaguar
ish-kreu i këshilltarëve të PD-së ne Bashkine e Tiranes, Leonard Olli.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka dhënë vlersimin e vet për rikonfigurimin e kabinetit qeveritar të rilindjes.

?Pas masakrës urbane, masakrës ndaj pronës, buxhetit të shtetit, rradhën e pati masakra ndaj kabinetit, po ndaj këtij të fundit, interesi publik është zero! Të gjithë e dinë, i madh dhe i vogël se të gjithë ishat kanë zbatuar një më një vetëm urdhërat e Ramës….. sot, naltgjatësia, lau duart si Pons Pilati, e fshiu me një të rënë të lapsit, duke pritur të besojmë sa ata nuk përligjën besimin e tij…. akoma ky beson se do e hamë sapunin për djathë….. i ka dalë boja me gjithësej….. në fakt gjëja më e mirë që mund të bënte ishte të thyente qafën vetë nga qeveriu….?-shkruan Leonard Olli./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga