web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mustafaj: Ministri i Jashtëm papërgjegjshmëri ekstreme, akt diletant i Ramës

28 Dhjetor 2018, 17:59, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ?Opinion?, në News24 ka komentuar ndryshimet më të fundit në kabinetin qeveritar, të Edi Ramës.

Mustafaj u shpreh se në krye diplomacisë është vënë një ministër, i cili nuk ka profil të qartë për një post të tillë.

?Rama në rastin më të mirë që kishte për t?i dhënë një frymë partisë së tij, tashmë e humbi. Ai nuk sheh më njerëz të denjë rreth e rrotull për të qeverisur, prandaj sjell nga Kosova. Me këto lloj zëvendësime tregoi se nuk ka një kuptim të qartë se me çfarë sfidash do të përballet. Diletantizmi ka arritur majat, kjo nuk ka shpjegim politik.

Papërgjegjshmëria e Ramës është në ekstrem. Kemi mësuar se Shqipërisë iu dha presidenca e OSBE në 2020, është hera e parë që Shqipëria do ta drejtojë një organizatë ndërkombëtare. Tani Rama sjell në krye të ministrisë së jashtme një ministër pa asnjë profil?,- tha Mustafaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga