Këshilla nga dermatologët: Kremrat kundër celulitit dhe strijave duhet të kenë patjetër këtë përbërës që të funksionojnë!
Gati të gjithëve na krijohen strija dhe mund të themi që na ...
Nga Kastriot DERVISHI *
Në vitet e diktaturës komuniste, ishin të rrallë ata që vinin e vizitonin vendin tonë. Akoma më të rrallë ishin gazetarët e huaj që vinin këtu. Italianët po ashtu ishin shumë të rrallë. Në vitin 1989 këngëtari i njohur i italian Albano dhe bashkëshortja e tij dhanë një koncert në Tiranë.
Po këtë kohë vjen edhe gazetari i RAI-it, Rudolfo Valentini. Pikërisht për vizitën dhe opinionet e tij, shoqëruesi ka përgatitur raportin ?Nga biseda me gazetarin italian Rudolfo Valentini?, i cili më 6.10.1989, iu dërgua për njohje Komitetit Qendror të PPSH-së. Për kureshtje, lexoni tekstin e mëposhtëm.
Raporti i shoqëruesit
Duke qenë shoqërues i këngëtarëve italianë Albano e Romina Pauer, ato ditë m?u dha rasti të njihem me një gazetar italian te RAI2, Rudolfo Valentini, i cili botonte vazhdimisht artikuj te ?Mesaxhero?, gazeta e Romës.
Më thotë: ?Kur pas një pune intensive, apo të vazhdueshme, ke nevojë për një pushtim dhe çlodhje fizike, në Itali kemi disa qendra tip sportive që me anë të masazheve, etj, etj, të sjellin në formë; por duhen miliona lireta.
Ndërsa tani zbulova parajsën shqiptare; qetësinë, ajrin e pastër tuajin dhe gjithçka më duket e bukur, nuk do t?ju ndahem më?.
Megjithatë ? i them -, ju gazetarët jeni të çuditshëm. Edhe të tjerë si ju që kanë ardhur më parë, kështu kanë folur e janë shprehur për vendin tonë, këtu, ndërsa nëpër gazeta kemi lexuar pothuajse gjithnjë të kundërtën.
Valentini më tha: Është e vërtetë, por unë jam gazetar i dytë profesionist italian që vij në Shqipëri. Të tjerët që kanë shkruar e kanë patur këtë punë për ?hobby?. Dhe gazetarin e parë që ka vjellur helm kundër jush, ky njeri që ke përpara (fliste për veten) e ka thirrur dhe e ka kapur prej veshi; të paktën në këtë drejtim unë jam i ndershëm dhe nuk gënjej.
Më vonë më thotë: Unë kam ardhur këtu për dy arsye:
-E para, më ka dërguar presidenti i gazetarëve të Italisë për të biseduar me presidentin tuaj të gazetarëve për një vizitë miqësore që do të bëjë ai në vendin tuaj dhe për disa shkëmbime apo ndihma që mund t?ju japim. Po kështu dëshiroj të takoj edhe drejtorin e RTV tuaj pasi do të bëjë një vizitë këtu drejtori i përgjithshëm i RAI-t.
-E dyta. Erdha të shoh dhe verifikoj gënjeshtrat e artikullit të gazetarit të parë, për të botuar një kundërartikull për realitetin socialist shqiptar, kur të kthehem.
Si vijuan planet e tij.
E takoj dy ditë pas largimit të Albanos në hotel ?Dajti? dhe i mërzitur më thotë: ?Dua të bisedoj dhe të të flas pa më kthyer përgjigje?.
I thashë se: Kur pyetën një artist të këtij shekulli se a merret me politikë-ai u përgjigj-mjafton të thithësh ajrin e kohës dhe je marrë me politikë-prandaj i thashë, nuk kam frikë dhe nuk druhem të të përgjigjem për çdo problem që mund të më pyesësh. Atëherë ai fillon me radhë:
1-Unë si gazetar e dua Shqipërinë dhe gjithmonë e kam gjuajtur për të shprehur mendimin e udhëheqësve të saj përparimtarë për çështje të ndryshme politike e shoqërore.
Mirëpo ç?po ndodh, kur pyet në ambasadën tuaj për shembull, ç?qëndrim mbajtët ju ndaj ngjarjes së fundit në Kosovë?
Atëherë për të marrë përgjigje duhet të presësh 3 muaj, me sa duket sa pyetet Tirana dhe pastaj kthehet përgjigje. Por atëherë ajo nuk hyn më në punë se fakti ka kaluar dhe interes nuk ka më.
2-Pastaj, vazhdoi ai, në artikullin e gazetarit të parë shkruhej se një oficer shqiptar, gjoja i kishte thënë atij se në Shqipëri ushtarakët nuk mund t?i intervistosh dhe se gjoja përsëri, e kishte informuar se në kufirin shqiptaro-jugosllavi ka topa lufte që herë pas here gjuajnë në drejtim të Jugosllavisë.
E kuptoj-më tha-që janë gjepura. Dhe për këtë shpreha dëshirën për të takuar një ushtarak shqiptar. Le të mos më fliste për probleme ushtarake, por thjesht për politikën paqësore dhe ruajtjen e sovranitetit të popujve të ndjek Shqipëria. Po përgjigja e Jorgo Melicës ishte, shfleto filan vepër, numër aq e kaq, dhe i gjen të gjitha. Po të ishte kështu-tha-unë nuk vija këtu por porosisja literaturën të më vinte atje.
3-Ende nuk jam takuar as me presidentin e gazetarëve tuajin, e as me drejtorin e RTV tuajin (si morëm vesh, edhe shoku Marash Hajati, edhe Virgjil Kulen i takoi ditën e fundit, pasi e zgjati shërbimin për këtë qëllim).
Nuk e kuptoj neglizhencën-vijoi-secili nga shtetet tona bën politikën e vet, ne tonën, ju tuajën. Nuk ndërhyjmë dhe nuk diskutojmë për këtë, por ama nuk ju intereson që gazeta ?Zëri i Popullit? të ketë më paraqitje? Ju akoma punoni me makina shkrimi, me kolona të gjera leximi, me faqosje të vjetra, etj, etj. kështu ne mund të bisedojmë për të rregulluar këtë gjë dhe pastaj se me çfarë i mbushni ju ato radhë, kjo është e drejtua juaj, për të cilën nuk diskutojmë. Këtu diskutojmë vetëm për teknikën.
4-Përsëri një neglizhencë tjetër. Ju kemi bërë një ftesë për një gazetar sportiv, i cili duke qëndruar në Italia me shpenzimet tona, do të asistojë në finalet e botërore ?90 në futboll, dhe do të japë njoftime sportive me teleks në Shqipëri. Nga të gjitha vendet e botës na kanë ardhur përgjigjet dhe emrat e gazetarëve dhe-më thotë- të betohem vetëm nga Shqipëria jo. Kaq mosinteresim keni?
-Sigurisht unë i thashë se do të ketë ndonjë keqkuptim në këtë mes dhe se duhet kërkuar ftesa.
-Sidoqoftë-ma ktheu, në mesin e tetorit, pranimet mbarojnë.
5-Ardit-më tha- duke shkrua për të vizituar muzeun e Krujës, rrugës pashë disa topa. Atëherë pyes shoqëruesin (të cilit nuk ia mbaj mend emrin): topa janë? ? Ai nuk m?u përgjigj, por edhe unë kot e pyeta se në fakt i pashë vetë që ashtu ishin.
Por ajo që më bëri përshtypje ishte se pas 20 minutash, shoqëruesi më tha: -Po, topa ishin. Atëherë më erdhi për të qeshur, pasi pyetja ime nuk ishte e qëllimtë. Dhe mbi të gjitha është normale pasi çdo vend merr masa për mbrojtjen e vet territoriale. Megjithatë e mbylla gojën dhe nuk pyeta më për asgjë.
6-Për ju shqiptarët kot thonë që diktatura e shtyp mendimin dhe lirinë e fjalës së popullit. Unë tha-kam biseduar edhe me të rinj rrugës dhe pas bisedën me mua ata janë larguar të qetë. Këtë e them, se në BS kur rastësisht pyeta një vajzë për rrugën x; pas 10 metrash atë e fusin në një makinë të dyshimtë 3 burra.
7-Më në fund i fola për arritjen e artit dhe të kulturës shqiptare, pasi më tha se do të shkruante për këtë. Ardit Gjebrea
* Autori i shkrimit ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Arkivës së ish shërbimit të fshehtë komunist të njohur si Sigurimi i Shtetit. Titulli është i CNA.al
Gati të gjithëve na krijohen strija dhe mund të themi që na ...
Një plan ushqimi i shëndetshëm i jep trupit tuaj ushqyesit q...
Historia e një 11-vjeçari që e paragjykojnë dhe e tallin sep...
Ulja e tatimit mbi dividentin ka hapur një debat të gjerë në...
Presidenti Donald Trump tha të dielën se Zëvendëssekretari i...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkua...
Për tetëmbëdhjetë ditë me rradhë studentët protestuan për të...
Artistët dhe qytetarët vazhdojnë me protestën për mbrojtjen ...
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Musatafa gjatë konferencës p...
Kryetari i FRPD-së dhe njëkohësisht deputet i Partisë Demokr...
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një po...
Muajt e fundit, Qeveria e Kosovës, mediat, por edhe opinioni...
Java politike që lamë pas ka pasur mjaft ngjarje. Që nga kth...
Mijëra veta morën pjesë në një protestë në Beograd kundër po...
Limon i freskëtLimoni i freskët ul kërkesën e trupit për nik...
Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë...
Edhe Prokurorinë e re të dalë nga proçesi i vettingut e ka k...
Ka disa shenja zodiaku, të cilat nuk janë shumë të besueshme...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...