Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga SHABAN MURATI
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në 21 dhjetor i drejtoi një kërcënim të drejtëpërdrejtë për luftë Kosovës, duke deklaruar se ?çdo njeri po thotë se ne me lehtësi do t?i arrijmë me armë qëllimet dhe unë e njoh më mirë se kushdo tjetër në vend gjendjen e ushtrisë dhe të policisë?.
Është një kërcënim flagrant në nivelin më të lartë dhe një shantazh ushtarak serb ndaj shtetit të pavarur të Kosovës për ta detyruar udhëheqjen e saj të dorëzohet dhe të bëjë lëshime në sovranitetin dhe në integritetin territorial të Kosovës. Është një tregues i qartë se çfarë lloj ?marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve? po kërkon të imponojë Serbia.
Kemi një moment diplomatik, që kërkon reagim të menjëhershëm zyrtar nga Prishtina dhe nga Tirana, sepse po kërcënohet me luftë shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar, pjesë e të cilit është Kosova. Kemi një moment diplomatik, që kërkon protesta zyrtare të Kosovës dhe të Shqipërisë në adresë të Serbisë dhe nevojën për t?i kujtuar asaj frontin e dy shteteve shqiptare. Kemi një moment diplomatik, që kërkon nga Prishtina dhe nga Tirana përçapje diplomatike në Bruksel për të shkundur diplomacinë dhe disa drejtues të BE, të cilët po çfaqen të trullosur nga opiumi mashtrues i diplomacisë serbe.
Kemi një moment diplomatik, që kërkon përçapje në ambasadat perëndimore të akredituara në Prishtinë dhe në Tiranë, për t?u freskuar kujtesën për fantazmat dhe retorikën luftënxitëse të përditëshme të ish ministrit të Millosheviçit, që sot është president i Serbisë. Kemi një moment diplomatik, që Kosova dhe Shqipëria të shtrojnë me forcë protestat e tyre për Serbinë në mbledhjet butaforike të Ballkanit Perëndimor, mbledhje që po shndrrohen si forumet rajonale të Bashkimeve Profesionale të vendeve socialiste në kohën e kampit sovjetik.
Le ta pranojmë me zë të lartë realitetin e hidhur: Diplomacia e BE në dialogun Kosovë-Serbi ka marrë rolin e arbitrit të njëanshëm, që jo vetëm po favorizon Serbinë, por hapur po inkurajon Beogradin të godasë Kosovën me sa ka fuqi. Nuk shpjegohet ndryshe skandali diplomatik, kur presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në 19 dhjetor, në takimin në Bruksel me presidentin serb, ?përshëndeti lëvizjet e arsyeshme të Serbisë në marrëdhëniet me Prishtinën?. Po atë ditë, kryeministrja serbe pas takimit me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, deklaroi se ?BE mbështet dhe i është mirënjohëse Serbisë për mosmarrjen e kundërmasave kundër Prishtinës?. (Nuk ka përgënjeshtrim nga Brukseli).
E entusiazmuar nga kjo mbështetje absurde e disa drejtuesve të BE, Serbia e ka futur Kosovën në një trekëndësh diplomatik dhe po e godet për ditë. Taktika diplomatike serbe e përplasjes së këmbëve ka dhënë frutet e veta dhe këtë e dëshmon fakti se BE ka harruar se kush është shteti agresor, që zbatoi gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë, dhe po i sulet shtetit viktimë. Nuk mund të shpjegohet ndryshe alarmi falso i disa drejtuesve të BE, që i bëjnë jehonë zhurmës serbe për formimin e ushtrisë së Kosovës me 2500 veta, që do na rrezikoka Serbinë, e cila ka një ushtri prej 100 mijë vetësh, me armë të sofistikuara, me sisteme raketash ruse dhe me baza ruse në vend.
Kemi një situatë alarmante, ku ulja e kokës dhe e mendjes shqiptare po e dëmtojnë lojën diplomatike të Prishtinës dhe mund ta çojnë drejt humbjes. Heshtja dhe memecllëku infantil i Prishtinës dhe i Tiranës shkojnë në favor të agresionit diplomatik serb kundër shtetit të Kosovës.
Kosova dhe Shqipëria duhet të reagojnë me shpejtësi dhe në të gjitha drejtimet. Kosova dhe Shqipëria do të duhej të ishin në sulm frontal dhe të koordinuar diplomatik ndaj Serbisë. Problematikat e brendshme në Kosovë dhe në Shqipëri nuk janë justifikim për mosreagimin ndaj kërcënimeve ushtarake të Serbisë dhe ndaj ofensivës diplomatike serbe. Edhe në Serbi po zhvillohen protesta të opozitës, por presidenti dhe qeveria serbe po sulmojnë çdo ditë Kosovën. Kosova dhe Shqipëria duhet ta flakin nga vetja kompleksin e inferioritetit të të ashtuquajturit moderim, që është një sëmundje tipike e diplomacisë shqiptare.
Ndaj reagoni o shtete shqiptare, që Serbia të mos kujtojë se shqiptarëve dhe dy shteteve të tyre mund t?u bësh çdo gjë dhe ata vetëm heshtin. Reagoni o shtete shqiptare, për hir të përgjegjësisë ndaj kombit dhe historisë!
Nga politikat e emigracionit të Presidentit Donald Trump, vi...
Rritet fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Kaps...
Moderatori i emisionit “Real Story” në Vizion Plus, Sokol Ba...
Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ng...
Tatimi mbi dividentin duhet të reduktohet në 0% në mënyrë që...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë ndryshime të forta në k...
Policia rrugore ka filluar procedimin ndaj 64 drejtues mjete...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe pla...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë disa ndryshime të forta...
Vitin e kaluar ka qenë shumë e komentuar në media ndarja e H...
Gratë dhe çantat e tyre kanë krijuar një lidhje të paçmueshm...
Një tjetër shqiptar humb jetën jashtë vendit. Aksidenti i ka...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të ish-President...
Në Tiranë, ndërrimi i matësave të uji përbën shpesh një shqe...
Sokol Balla, gazetari dhe moderatori i emisionit “Real Story...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte mbrëmjen e s...
Java që po mbyllet u shenjua nga etiketimi i Edi Ramës si nj...
Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës gjatë kësaj jave jan...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku e ftua...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...