web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeni i presidentit Bush qendroi ulur para arkivolit të tij dhe interneti u shkreh në lot

2 Dhjetor 2018, 23:15, Aktualitet CNA

Sully, qeni i shërbimit të presidentit të ndjerë tashmë George H.Ë. Bush është fotografuar teksa qendronte  ulur pranë arkivolit të pronarit të tij.

Fotografia u postua në Twitter nga zëdhënësi i familjes Bush, Jim McGrath bashkë me përshkrimin ? Mission complete? ( Misioni i kompletuar)

 

Mission complete. #Remembering41 pic.twitter.com/rXdyXAS4lk

— Jim McGrath (@jgm41) December 3, 2018

 

Sipas të dhënave Sully do të udhëtojë së bashku me presidentin e ndjerë drejt  Washington, D.C ditën e sotme.Arkivoli do të udhëtojë nga Texasi në bordin e Air Force One dhe Sully do të ndjekë çdo pjesë të ceremonisë.

Bush e ka marrë qenushin Labrador nga shoqata amerikane e veterinerëve. Ish presidenti, i cili vuante nga parkinsoni ka përdorur një karrige me rrota qysh nga viti 2012. Sully, qenushi i trajnuar mund të hapte dyert,të shtypte butonat e emergjencës si dhe të merrte objekte të ndryshme për të.

Qenushi e ka marrë emrin sipas një piloti të quajtur  Chesley ?Sully? Sullenberger,  i cili në vitin 2009 shpëtoi 150 personat që kishte në bordin e avionit të tij.

Sully tani do të punojë në ushtri si terapist për ushtarët e plagosur./Cna.al





Lajmet e fundit nga