Bushati takon shoqërinë civile/ Mbështetja juaj parësore në rrugën drejt BE
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me ...
Deputetët e LSI-së të qarkut të Tiranës i kanë drejtuar një sërë pyetjesh institucioneve për çështjen e banorëve të zonës së Astirit, që u preken banesat dhe bizneset.
Deputetët Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi i kanë drejtuar një letër kërkesë ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknurit, drejtorit të përgjithshëm i ARRSH-së Afrim Qendro, kreut të ALUIZNIT, Artan Lame, kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe keut të Hipotekës Valdrin Pjetri,ku kërkojnë të të informohen për projektin, duke renditur pyetjet si më poshtë:
?Kush e ka hartuar projektin përfundimtar të zgjerimit të segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe gjithë pjesën e Unazës së Madhe të Tiranës? Kush e ka kërkuar hartimin e këtij projekti? A është miratuar projekti përfundimtar konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Sa është vlera totale e projektit dhe a është bërë një studim fizibiliteti? Ju lutem të na vendosni në dispozicion projektin të shoqëruar me të gjithë detajet teknike.?- shkruhet në letër.
Letra e plotë
Si deputetë përfaqësues të qarkut Tiranë prej më shumë se 28 ditësh kemi ndjekur nga afër situatën e krijuar me banorët e Unazës së Re lidhur me prishjen e godinave që preken nga zgjerimi i segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe pjesën tjetër të Unazës së Madhe të Tiranës. Banorët janë thellësisht të shqetësuar mbi fatin e pronës së tyre privatë dhe përveç konfrontimit në terren më punonjësit e institucioneve të ndryshme publike shprehen se nuk kanë asnjë informacion zyrtar mbi prishjet apo shpronësimet. Duke marrë parasysh shqetësimin e lartë publik dhe numrin e madh të banorëve që preken nga projekt kërkojmë nga ana juaj informacion të detajuar për sa më poshtë.
Kush e ka hartuar projektin përfundimtar të zgjerimit të segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe gjithë pjesën e Unazës së Madhe të Tiranës? Kush e ka kërkuar hartimin e këtij projekti? A është miratuar projekti përfundimtar konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Sa është vlera totale e projektit dhe a është bërë një studim fizibiliteti? Ju lutem të na vendosni në dispozicion projektin të shoqëruar me të gjithë detajet teknike.
A janë zhvilluar konsulta publike përpara miratimit të projektit përfundimtar nga institucionet shtetërore përgjegjëse?
Sa është numri i pronave private që janë përllogaritur të shemben për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti? Sa është sipërfaqja totale e këtyre pronave?
Sa prej këtyre pronave private janë të pajisura me çertifikatë pronësie dhe sa jo (ju lutem të na vini në dijeni numrin e objekteve shoqëruar me sipërfaqen totale të tyre). Sa prej objekteve janë në proces legalizimi?
A ka filluar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me çertifikatë pronësie? A është miratuar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me çertifikatë pronësie? A është miratuar VKM dhe VKB përkatëse? Sa është fondi i planifikuar për këtë qëllim?
Si janë trajtuar nga Aluizni ndërtesat që preken nga ndërtimi i kësaj vepre? A janë vlerësuar apo trajtuar më ndonjë akt shkresor përjashtimi apo kualifikimi objektet në proces legalizimi, sipas ligjit?
Ju lutem na vini në dispozicion të gjithë procedurat e ndjekura deri në procedurën e prokurimit publik. Gjithashtu informacionin zyrtar të shkëmbyer ndërmjet ARSH-së dhe Aluiznit lidhur me këtë projekt. Përgjigjen tuaj kërkojmë që ta shoqëroni me dokumenta zyrtarë.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,
DEPUTETËT
Endrit Braimllari
Kejdi Mehmetaj
Floida Kërpaçi
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me ...
Nga Edison Ypi* Korça është një Zonjë e madhe me motra e vël...
Kryeministri Edi Rama ka filluar një lojë tinëzare duke sulm...
Na jepni një minutë kohë, kemi mbetur me gojë hapur, Rita Or...
Për kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilin, sh...
Nga një llogaritje të Indeksit të Pasaportave rezulton se aj...
Protesta që po zhvillohet nga një pjesë e banorëve të Shkoz...
Me 76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, Kuvendi ka mir...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë njëkohësisht Deputete...
Çdo ditë e më shumë, njerëzit e vendosin veten e tyre dhe fa...
Ditën e sotme pritet që komisioneri për Zgjerim të Bashkimit...
Ditën e sotme në seancën e zhvilluar ndaj katër personave të...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në Samitin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Situata në zonën Shkozës vijon që të jetë e tensionuar që pr...
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, kryeministri Rama ka ndë...
Kuvendi ka rrëzuar propozimin e Erjon Braçes për heqjen e ta...
Ditën e sotme, Shoqata e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve ...
Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e parë të list...
Edhe pse opozita ka vijuar të bojkotojë punimet e Kuvendit, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...