U gjet i pajetë në rrugë/ Prangohet greku që vrau shqiptarin në Korfuz
Katër ditë më parë policia greke gjeti trupin e pajetë të n...
Si gjithmonë, sa herë që Edi Rama shkel në Kosovë, apo flet për çështjen e saj, ai lë nga pas një gjurulldi të vërtetë. Nuk bëri ndryshim as takimi i Pejës që megjithëse me dekor modern, pati një brendi të denjë për shekullin e XIX. Pas kësaj shfaqeje sa folklorike, po aq edhe të përshtirë, një pjesë e mirë e opinionistëve kosovarë i janë përveshur vënçe kryeministrit të Shqipërisë.
Disa e kritikojnë se nuk respektoi shtetin e Kosovës dhe flamurin e tij. Disa të tjerë se si gjithmonë nuk e shmangu dot rolin e paternalistit duke folur edhe në emër të tyre. Ka që shkojnë edhe më përtej duke fantazuar për një plan të përbashkët me Vuçiçin, që prodhoi menjëherë trazirat në Mitrovicën e Veriut. Ndërsa më të politizuarit mendojnë se zgjodhi të mbështesë Thaçin në idenë e marrë të shkëmbimit të territoreve.
Të lexuara fjalë për fjalë, thëniet e Ramës mund të interpretohen në sejcilën nga këto mënyra. Por, të para në një perspektivë afatgjatë, të gjitha këto kritika janë lavdërime të pamerituara për një njeri, që nuk ka as plan, as projekt dhe as strategji të mirëmenduar, por sillet thjeshtë si një adoleshente në kërkim të vëmendjes.
Të gjithë kolegëve të mij në Prishtinë, që i janë vërsulur Edi Ramës duke e marrë seriozisht dua t?i kujtoj një ndodhi që ka ngjarë pak kohë më parë në një mbledhje të kabinetit qeveritar.
E ka rrëfyer në vetë të parë një njeri që ka qenë aty prezent. Një nga ata personazhe që kryeministri ynë, idhëtar i politikës spektakël, e gradoi zv ministër arsimi, vëtëm se kishte arritur të krijonte pak bujë në shtyp.
Dhe ky zv ministër, që e turpëroi shefin e vet sepse dha dorëheqjen vetëm pas dy javëve në detyrë, tregoi një skenë marramendëse nga mbledhja e qeverisë ku arriti të marrë pjesë. Një skenë kafkiane ku shefi i kërkonte llogari të rreptë vartësve ministra për pëlqimet që kishin marrë në rrjetet sociale. Ky ishte prokupimi madhor i atij tubimi. As sa detyra kishin realizuar, as dosjet qesharake që i dërgojnë Brukselit duke pretenduar se do të hapë negociatat, por vetëm e vetëm se sa atraktivë kishin qenë për konsumuesit e Twitter, Instagram, Facebook.
Ndoshta po t?i kishin kushtuar vëmendjen e duhur këtij rrëfimi edhe kolegët e mij në Prishtinë nuk do të kishin qenë aq serioz në kritikat për Edi Ramën.
Ndoshta po t?a shikonin me këtë sy, as do të ishin kapluar nga paranoja për një projekt ogurëzi të gatuar mes Tiranës dhe Beogradit dhe as për ndonjë shitje të territoreve që sot i përkasin Kosovës.
Përpara tyre do të kishin ngritur pyetje pak më të thjeshta:
Si shpjegohet për shembull që vetëm brenda katër ditësh ministri i Financave dhe kryeministri shfaqen me qëndrime krejt të ndryshme në publik për sa i përket taksës 100% që u vu për prodhimet serbe? Si shpjegohet që shefi i diplomacisë në Tiranë, ka një qasje ku e ku të pakrahasueshme me atë të Edi Ramës për shkëmbimin e teritoreve? Si ka mundësi të shpërfaqet me kaq lehtësi ky amatorizëm për të cilin do të skuqeshin edhe qeveritë më qesharake të rruzullit? Si ka mundësi që në një ekip, ku nuk pipëtin askush veç të parit, të ketë të tillë zëra alternativë?
Përgjigjet për këto pyetje janë fare të thjeshta. Kjo kakofoni është shembulli më ilustrues se qeveria e Tiranës, nuk ka as plan, as strategji dhe as projekt. Prandaj Arben Ahmetaj foli korektësisht sipas traditës që ndjek Shqipëria prej vitesh dhe Edi Rama, në një sfond me flamuj dhe me shqiponja, në Pejë, improvizoi një qëndrim krejt të kundërt.
Kryeministri, ndryshe nga qëndrimi i akullt i vartësit të vet, e ndjeu se shou që organizoi në tubimin e përbashkët të dy qeverive, i jepte më shumë ?like? në Facebook. Dhe sipas modelit të asaj mbledhjes së kabinetit, që tashmë është bërë e njohur në Tiranë, ai veproi menjëherë. Thjesht për shfaqe. Për të rënë në sy mbi të tjerët. Për të tërhequr pak më shumë vëmendje.
Për këto arsye qëndrimi i kritikëve të tij në Prishtinë u duk pak i ekzagjeruar. Sepse Edi Rama nuk duhet marrë seriozisht për ndonjë plan afatgjatë. Ai as nuk mund të ndajë, as të bashkojë shqiptarët. Ai thjesht do të shtojë ndjekësit e tij në rrejtet sociale.
Katër ditë më parë policia greke gjeti trupin e pajetë të n...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë me di...
Një doganier i doganës së Kapshticës ka rënë sot në pranga e...
Punimet e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, zhv...
Një grua ka rrëfyer se si një cist ovarian prej 26 kilogram...
Me rastin e festave të fundvitit, rreth 600 deri në 700 të b...
Shpesh i lejojmë fëmijët që të qendrojnë zgjuar shumë vonë,p...
Gjykata e Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi ka...
Një doganier si dhe tre shtetas të tjerë kanë rënë në pranga...
Rreth 900 të dënuar pritet t’u thonë lamtumirë qelive, për s...
Duhet ta pranojmë që ekzistojnë pyetje mbi jashtëqitjen tua...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Sandër Lleshaj, pas marrjes zyrtarisht të detyrës së Ministr...
Një ish-mësues ka marrë surprizën më të bukur nga një pilot,...
Mbrëmjen e djeshme të ftuar në studion e emisionit të Artur ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një da...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe pla...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Aktorja Ema Andrea ka bërë një gjest të rrallë, që shumë pak...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...